Tjetër dëmtim i rëndë për Richarlison?

Sulmuesi i Tottenhamit, Richarlison, pësoi një tjetër dëmtim, në dukje të rëndë, në sfidën që skuadra londineze barazoi 3-3 me Southamptonin.

Braziliani qëndroi shumë pak minuta në fushë, pasi në të tretën u dëmtua dhe kërkoi menjëherë ndërrim. Ai u largua nga fusha mes lotësh.

Richarlison kishte pak kohë që ishte kthyer në dispozicion të Contes që pas dëmtimit që pësoi në Botërorin e Katarit me “Seleçaon”.

Që kur u transferua nga Evertoni te Tottenhami në verë për 60 milionë stërlina, Richarlison ende nuk e ka gjetur rrugën e rrjetës në Premier League.

Londinezët e Veriut u elimiuan së fundmi nga Championsi nga Milan, me brazilian që nuk mundi ta ndihmonte ekipin e tij për të vijuar më tej në këtë kompeticion.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dy të vrarë dhe dhjetëra të plagosur në sulmet në Donetsk

Story i radhës

Dortmundi i shkakton debakël Koln-it

Të fundit nga