dy shkolla ne peje kalojne ne mesim online 61eea71d58ebd

Dy shkolla në Pejë kalojnë në mësim online

January 24, 2022
1 minut lexim

Është mbajtur takimi i dytë me radhë i Task Forcës në Komunën e Pejës dhe Drejtori i Arsimit në Pejë raportoj se gjendja momentale në shkolla është relativisht e mirë.

Deri të premten me datë 21 janar 2022, për shkak të rasteve më të theksuara të infektimit të nxënësve dhe mësimdhënësve në këto shkolla, mësimi është zhvilluar me prani fizike në shkolla, kurse nga dita e sotme me datë 24 janar 2022, dy shkolla te mesme te ulëta “Asdreni” dhe “8 Marsi” kalojnë me mësim online, ndërsa shkolla e mesme e ulët “Dardania” kalon në variantin B.

Në shkollat e fshatrave situata është dukshëm më e qetë, kurse në shkollat tjera të qytetit gjendja vazhdon të jetë nën vëzhgim.

Fatmirësisht gjerë me sot ne Komunën e Pejës nuk kemi nxënës apo mësimdhënës të hospitalizuar.

Task forca bënë thirrje që gjithnjë  të zbatohen masat konformë gjendjes e cila mbizotëron në teren, si dhe apelon për vaksinim për nxënësit e moshave të parapara sipas IKSHPK-së.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

arsenali mund te befasohet vlahovic drejte gjigantit te serie a 61eea7153bc45
Story i mëparshëm

Arsenali mund të befasohet, Vlahovic drejtë gjigantit të Serie-A

prokuroria ka pranuar raportin e hetimit per zjarrin ne spitalin modular ne tetove 61eea812008a1
Story i radhës

Prokuroria ka pranuar raportin e hetimit për zjarrin në spitalin modular në Tetovë

Të fundit nga

Veturat do të na i shesin – robotët

Chery dëshiron të “rimendojë procesin e blerjes së veturave”. Duket se futja e një roboti që vepron si një shitës klishe është zgjidhja për këtë. A i pëlqen ndokujt të blejë një
ShkoLartë