Dy policë bullgarë mbetën të vdekur sot teksa po përpiqeshin të ndalonin një autobus që transportonte emigrantë që kishin hyrë ilegalisht në vend, tha një zyrtar i lartë i ministrisë së brendshme bullgare.
Ngjarja ndodhi rreth orës pesë të mëngjesit me orën lokale në qytetin e Burgasit në bregun e Detit të Zi.
Para aksidentit, autobusi nuk pranoi të ndalonte në dy postblloqe radhazi të policisë kufitare, raporton thetelegraph.
Autobusi me targa turke mbante 47 emigrantë kombësia e të cilëve nuk bëhet e ditur.
Policët me mjetin e tyre kanë bllokuar rrugën para autobusit. Autobusi më pas goditi një automjet policie dhe e përshkoi atë përpara se të përplasej në stacionin e autobusëve.
Dy policët që ndodheshin në makinë kanë ndërruar jetë në vend, nuk ka persona të tjerë të lënduar, ndërsa hetimet për ngjarjen janë duke vazhduar.
Ende nuk janë ngritur akuza kundër shoferit, por prokurori i rrethit tha se ishte një veprim i qëllimshëm i bërë me qëllim.