Dy mbledhje të Komisionit kuvendor ligjdhënës-juridik

1 minut lexim

Në Kuvend sot do të mbahen dy mbledhje të Komisionit ligjdhënës-juridik, ndërsa në njërën prej tyre do të bisedohet për Propozim ligjet për pagesë të kompensimit në të holla të viktimave nga veprat penale me dhunë dhe për plotësim të Ligjit për materia reproduktiv nga llojet pyjore të drunjve.

Në rend dite është edhe Propozim vendimi për konstatim të vlerës së kompensimit të kryetarit dhe anëtarëve të Këshillit nacional për arsim të lartë dhe veprimtari shkencore-hulumtuese.

Në mbledhjen e dytë do të bisedohet për Propozim ligjin për mbrojtje të konsumatorëve, si dhe për ndryshime të Ligjit për kontroll kufitar, për inspektim financiar në sektorin publik, për kërkesat teknike për prodhimet dhe vlerësim të përshtatshmërisë, për zooteknikë dhe për Propozim ndryshimet e Ligjit për disiplinë financiare.

 

Story i mëparshëm

Po planifikohet ndarja e Shqipërisë!

Story i radhës

102 gjoba për vozitje të shpejtë në Shkup

Të fundit nga