Dy luftanije britanike janë përplasur pranë Bahreinit

January 20, 2024
1 minut lexim

Një hetim është duke u zhvilluar pasi dy anije luftarake britanike u përplasën në portin e Bahreinit, tha Marina Mbretërore.

Një video e cila u shpërnda shumë në rrjetet sociale duke se tregon momentin e kësaj përplasjeje.

Sipas pamjeve, duket se anija Chiddingfold u përplas me anijen Bangor, e cila ndodhej në brigjet e një porti të Lindjes së Mesme.

Askush nuk u lëndua nga ky incident, sipas ministrisë së Mbrojtjes, por nuk dha detaje të natyrës së përplasjes dhe hetimet janë duke u zhvilluar.

Të dyja janë anije të specializuara për heqjen ose shpërthimin e minave dhe ndihmojnë në sigurimin e rrjedhës së sigurt të tregtisë nëpër ujëra, sipas Marinës Mbretërore.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Rrahmani krenar që u kthye nga lëndimi dhe shënoi në Rumani

Story i radhës

Eliza Hoxha: I riu nga Podujeva vdiq se u shtyp dhe u rrah me shkopinj bejsbolli

Të fundit nga

Mot i vranët e me diell

Moti për sot parashihet i vranët dhe me intervale dielli. Nga Instituti Hidrometerologjik i Kosovës bëhet e ditur se vranësirat vende – vende mund të sjellin edhe riga shiu. Temperaturat minimale do
sqmken
ShkoLartë