eliza hoxha i riu nga podujeva vdiq se u shtyp dhe u rrah me shkopinj bejsbolli 65ac3c358ab78

Eliza Hoxha: I riu nga Podujeva vdiq se u shtyp dhe u rrah me shkopinj bejsbolli

January 20, 2024
1 minut lexim

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, ka ngushëlluar për vdekjen e të riut nga Podujeva që vdiq sot në QKUK pas plagëve që kishte marrë disa ditë më parë nga një rrahje brutale në qytetin e tij.

Ajo tha se ai u rrah me shkopinj bejsbolli nga një grup i djemëve, derisa kërkoi nga organet e rendit që të vënë drejtësi për këtë rast.

“Lulzim Fejzullahu, një djalë 18 vjeç nga Podujeva ka vdekur sot si pasojë e shtypjes dhe rrahjes me shkopinj bejsbolli nga një grup djemsh të tjerë. E tmerruar, e pikëlluar dhe e frikësuar se kah po shkojmë si shoqëri. Uroj që organet e rendit dhe ato gjyqësore kanë me vu në vend drejtësinë. Shumë dhimbje! Ngushëllime familjes!”, ka shkruar ajo.

Pak më parë ka ngushëlluar edhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i cili u shpreh i tronditur me rrethanat nga të cilat vdiq.

“Rast i rëndë e shumë prekës vdekja tragjike e të riut, Lulzim Fejzullahu i cili na tronditi të gjithëve me rrethanat e vdekjes. I shpreh ngushëllime të sinqerta familjes dhe shoqërisë së të ndjerit!”, ka shkruar Bulliqi.

MARKETING

RENT A CAR

dy luftanije britanike jane perplasur prane bahreinit 65ac38b38e341
Story i mëparshëm

Dy luftanije britanike janë përplasur pranë Bahreinit

ra ne dashuri me 16 vjecaren jazexhi mjekun dervish hasi donin ta rekrutonin si spiun 65ac3fb914b9a
Story i radhës

“Ra në dashuri me 16-vjeçaren”, Jazexhi: Mjekun Dervish Hasi donin ta rekrutonin si spiun

Të fundit nga

ShkoLartë