– Uji e buka – problem
– Numri i personelit medicional – i vogël
– Një telefon në krejt banjën!
– Dhjetë herë ma shumë shtretër privat!
———————-
Rilindja, 1968. Reportazh i botuar katër vjet para Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (Tiranë, 20 – 25 nëntor 1972), riprodhohet pa asnjë intervenim përmirësues!
—————–
Në kilometrin e 12 të rrugës Pejë-Mitrovicë, shigjeta e kaltërt tregon se njëmijë metra në të majtë gjendet Banja e Pejës, që asht në territorin e komunës së Istogut e në vendin tonë asht e njohtun me emnin e saj të vjetër “Ilixha e Pejës”
Për ujin e kësaj banje në za tregohen legjenda. Për magjinë e tij shërues janë thurë tregime nga goja e atyre të sëmundëve që këtu kanë ardhë të palëvizshëm e kanë dalë në këmbët e veta. Për këtë ujë flasin qindra mijëra njerëz që, mbas shumë e shumë vitesh, përsëri kanë filluecacitjet e kandshmefëminore. Por, aftësia shëruese e këtij uji nuk ka mbetë vetëm brenda deklaratave subjektive, ajo është vëretuar edhe shkencërisht. Prandaj, qysh moti, që nga ditët kur kjo Banjë ka qenë e “egër”, e njerëzit e kanë shfytëzueuin e saj tue i futë karibët në të disa metra larg burimit, mandej me ngritjen e një barake dërrasash shumvjeçare, kroniku ka shënue, kroniku ka ngritë zanin lartë tuethirrë, tueapelue që këtu, në këtë vend, në burimin e këtij uji shërues, të ngritet një objekt i madh, objekt edhe pa emër qoftë, vetëm e vetëm të jetë i atillë që kishte “nën krahët e veta”, me pranue tanë atë botë, atë njerëzim që këtu nuk vijnë vetëm për qejf, por pse i sjell derti, i sjell dëshira në këmbët e veta me ecë…
Kur në Banjën e Pejës filloi ndërtimi i një objekti aq shumë të pritun në fytyrat e të sëmurëve prej reumës, kudo që ata gjindeshin, shkrepi gëzimi e edhe kroniku me ma të madhin entuziazëm shënoi këtë lajm…
Kompetentët thanë: NË Banjën e Pejës po ndërtojmë një hotel të ri e modern. Me këtë emër edhe u ndërtua objekti. Ende pa i hapë dyert mirë si hotel, thanë: këtë objekt duhet pagëzuar me emrin – stacionar dhe dhanë arsyetimin e nevojshëm. As ky emër nuk mbeti shumë bri objekti të ri.
Qe dy vjet e këndej, është pagëzue, më në fund, me emrin Qendra për rehabilitim dhe reumatologji Ilixha e Pejës. Me këtë emër është regjistruar në “tefteret” e Sekretariatit republikan për shëndetësi dhe politikë sociale. Si të tillë edhe e vizituam, para disa ditësh. Krejt ajo që pamë dhe ndëgjuam na e justifikoi titullin e shënuar më lartë – dy herë plot.
Po shkojmë pra me radhë…
Ploti i parë…
Me të shkelur në trojet e kësaj banje, akoma pa ra në kontakt me të sëmurët, as banorët e këtushëm, të preokupon ndjenja e mungesës së ujit të pijshëm dhe tamam kur bëhesh gati shkrumn nga buzët me e heqë, një autocisternë del parasysh. Ashtëkjo një autocisternë për të cilën zëvendësdrejtori i BanjosÇedoBullatoviq, ka me të tregue një legjendë të vogël. Por, nën shtypjen e vazhdueshme të ujit sa do që tregimi i Çedos me titull “Autocisterna” është tregim i gjatë, bashkëbiseduesi, çdo fjalë e gëlltit dhe bukur njëfarë heroizmi i duket angazhimi i Çedos që, me ata 500 mijë dinarë të vjetër, këtë autocisternë, që e kishte qit nga përdorimi Shoqata e zjarrëfikësve të Pejës, e ka aftësue, i ka dhanë “shpirt” dhe tai ajo në Banjë nga katër herë në ditë sjell ujë të ftohtë. Tregimi në fund mbaron pak si tragjikisht (si çdo tregim jo modern) sepse vetëm tremijë litra ujë që vijnë këtu nga Peja, për 1500 mysafirë e po aq banorë të Banjës, me të vërtetë janë pak! Zëvendësdrejtori don me përmirësue përshtypjen e vizitorit në kalim e thotë se, për nevojat tjera, çdo dy ditë, me një gyp të gjatë 1 km e 200 metra, me ndihm ën e një agregati, në Banjë kthen ujët e kanalit për vaditje që rrjedh andej pari.
Tani me cilindo që të takohesh, në grojet e Banjës, e pyetët a s e pyetët ka me u tregue dhimbshëm për mungesën e ujit të pijshëm. Zëvendësdrejtori zgjidhjen e këtij problemi e shef në ndërtimin e ujësjellësit të ri, drejt nga burimi i Drinit të Bardhë, në gjatësi prej afër 16 kilometrash apo, nga burimi i Vrellës që është për 10 km ma afër. Drejtoria dhe shumë kush tjetër, votojnë për të parin, për ujësjellësin nga Drini, sepse aty e shohin zgjidhjen e këtij problemi njëherë e përgjithmonë.
Akoma pa i dhanë fund bisedës (së pafund) përkitazi me ujin dhe mungesën e tij në “muhabet” ngatërrohet buka. Pse, tash buka? Paj edhe mungesa e saj! E çfarë jete asht kur uji e buka mungojnë! Bukëpjeksi i këtushëm, tregjnë, e ka konsidrue veten si të pazëvendësueshëm, prandaj ka gatue e pjekë bukë dhe atëherë kur i asht tekë. Mbas nji alamet “lavdëratash”, të zashme që i ka marrë prej mysafirëve, sidomos për punën e tij higjenike (!) te ai ka kthye inspektori sanitar dhe punën e tij të “mirë” e ka kunorëzue, tue i vu drynin në dyert e furrës, por deri sa është sigurue i dyti, për t’i tregue të parit se asht i zëvenësueshëm) kanë kalue bukur do ditë e mungesa e bukës asht ndie, sepse transportimi i saj prej Gjurakovcit apo Pejës nuk ka mund me qenë i përpikët e i shpejtë.
Tani për Qendrën dhe orgnizimin e punës në te, na flasin punëtorët e saj veç e veç simbas “resorëve”, në krye të të cilëve gjinden. Mjeku i praktikës së përgjithshme MiomirJokiq, thjeshtë na u ankue në numrin e vogël të personelit medicinal. Në kryemjen e punës së komplikueme mjekësore atë e shoqërojnë dy motra medicinale, nji laborant dhe një fizioterapeut. Pak, jashtëzakonisht pak, në krahasim me atë numër të madh të sëmunësh. Ironia bahet akoma ma e madhe kur ndëgjojmëse i njajti mjek punon në ambulancën e Banjës (ordinon) për qytetarët e saj dhe fshatrave për rreth) dhe se i “mbulon” edhe fshatrat tjera të komujnës së Istogut, tueshkue atje në vizitë nga dy-tri herë në javë. Mjeku JOKIQ thotë se njitempo të tillë asht vështirë me e përballue dhe menjëherë zen ngojë qendrat tjera kësodore me shumë mjekë e mjekesha, me shumë motra e laborantë. Në të njëjtën kohë, ka vend dhe pyetja – pse ai punon në tana këto fronte dhe me çfarë suksesi ia del në krye punës së vet delikate. Përndryshe, muerëm vesh se këtu, nga nji herë në javë, kthejnë mjekët specialistë siç janë: ortopedi, internisti, gjinekologu, e të tjerë.
Shefi i recepcionit na u ankue se në qendër nuk ka telefon. Njëmend, çudie madhe,s i mund të arsyetohet mungesa e tlefonit në një objekt kësodore, ku ka plot të sëmurë e nevoja për lidhje telefonike direkte e biseda urgjente me Pejën, po ezamë, asht aq e madhe. Mësuem se në tanë banjën ekistueka vetëm një telefon ai në drejtoril. Një “lavdëratë”, pra Drejtorisë së Banjës – me të vërtetë ajo po kurseka!!!
Personeli ndihmës rrëfen se u “ranë shtatë lëkura”, tue fshi e pastrue, mirëpo niveli higjenik në Qendër, megjithatë nuk asht i kënaqshëm. Kjo ankesë, vetëvetiu, asht në lidhje me mungsënpërmanente të ujit.
Ploti i parë (pa shumë koment) asht edhe ma plot, por ne me kaq po i vëjmë kapak…
Ploti i dytë
Zëvendësdrejtori i Banjës, ÇedoBullatoviq, bukur me krenari, rreshton të mira e suksese, thue se padashtasdon me e ba ma të gjatë plotin e dytë. Thotë sa të gjitha kapacitetet e Qendrës, janë plot e përplot me mysafirë, që nga muaji maj e këndej. Mysafirët janë lëshue si mizat dhe vështirë asht me ia qëllue se prej cilës anë të vendit tonë nuk ka. Për të tregue se sa shumë mysafirë ka këtu, “rrëshqet” e tregon se nëpër shtëpitë private janë të zanun ma shumë se 1.000 shtretën pa numrue ata që flejnë në dysheme (vërejtja e Çedos). Në pyetjen se cilat janë kapacitetet e Qendrës, Çeda thotë se ato nuk janë aq të mëdha – 75 shtretër në vetë ndërtesën Qendrës dhe po aq në dy pavionet tjera, por thkeson se asht me rëndësi se ato janë vazhdimisht plot. Mësuem se në objekt për pushim dhe rekreacion pansioni ditor kushton 24 dinarë të rij. Kurse 35 punëtorët e Kombinatit “Kosova” të Obiliqit, paguajnë nga 15 dinarë të rij për tri racione në ditë. Ata e kanë paviionin e vet.
Tue dashtë me tregue se në këtë vendpushim dhe shërim, mysafirët mund të ndijnë veten mirë Çedo shtoi se gjatë tanë sezonës në hotel ka pasë muzikë. Ai nuk harroi, natyrisht, pa përmend televizorin dhe ato garnitura shahu që janë të vendosuna në sallën e Qendrës. Përmendi edhe nji bibliotekë të pasun librash, e cila tanima asht dashtë të jetë e hapun, një fushë sporti, ndërtimi i së cilës duhet të filljë së shpejti, e tjera.
Shihet qartë: zëvendësdrejtori me plotin e dytë deshti t’i bajë rezistencë tëparit. Deshti ta “mundi” atë me sksese ma të mira. Derisa gjendja asht kështu, me keqardje, zëvendës drejtorit duhet t’i komunikoj me humbjen e duelit.
(Rilindja, 1968)