Gara për shërbimet e sulmuesit të PSG-së Hugo Ekitike për Evertonin është vështirësuar, me dy klube të mëdha që i janë bashkuar garës.
Everton po shpresonte ta kompletonte blerjen e francezit, por një marrëveshje ende nuk është arritur.
Kësisoj, me PSG-në që është e gatshme për ta shitur po mundohen të përfitojnë edhe klubet e tjera.
“RMC Sport” raporton se AC Milan dhe Eintracht Frankfurt i janë bashkuar garës dhe po e vëzhgojnë nga afër situatën.
Në rast që një situatë e njëjtë vazhdon edhe për ditët në vijim, të dy klubet pritet të bëjnë kontaktet e para me lojtarin.
Ndërsa, gjiganti francez është i hapur të pranojë ofertën më të mirë për 21-vjeçarin që s’është pjesë e projektit afatgjatë të klubit edhe pse iu bashkua vetëm verën e kaluar.