dw gjermania cdu fiton zgjedhjet per parlamentin e landit ne nrw 6281771f360e8

DW/Gjermania: CDU fiton zgjedhjet për parlamentin e landit në NRW

May 15, 2022
1 minut lexim

Në landin më të madh të Gjermanisë NRW u zgjodh parlamenti i ri. Të drejtë vote kishin 13 milionë vetë. Partia CDU e kryeministrit Hendrik Wüst fitoi shumicën e votave.

Kryeministri aktual i landit Renani Veriore-Vestfali (NRW) Hendrik Wüst i konsideron rezultatet e votimit, gjatë të cilit CDU fitoi mbi 35% të votave, si një mandat të qartë për të vazhduar të udhëheqë qeverinë. 

Megjithatë pas fitores së CDU-së në zgjedhet për parlamentin e landit NRW është i paqartë formimi i qeverisë.

Partia e Gjelbër fiton ndjeshëm 

Image

Foto ilustrim

Të Gjelbrit arritën në këto zgjedhje një rezultat rekord, që i bën ata një faktor vendimtar në formimin e qeverisë së re. Nga ana tjetër partia FDP që ishte bashkëqeverisëse në qeverinë e mëparshme, pësoi humbje të mëdha.

Pra pavarësisht suksesit të CDU-së, një gjë është e qartë: koalicioni CDU FDP, që është në pushtet prej pesë vitesh, nuk e ka më shumicën në parlamentin e landit NRW në Dyseldorf. 

Koalicionet e mundshme

Ndër koalicionet e mundshme mund të jetë një aleancë mes CDU dhe të Gjelbërve. Por edhe socialdemokratët (SPD) që fituan 27% të votave mund të përpiqet të krijojnë një aleancë me të Gjelbrit dhe FDP-në sipas modelit të qeverisë federale. I mundshëm mund të ishte madje edhe një koalicion mes SPD dhe të Gjelbërve Pra në këtë mes ka ende shumë pyetje pa përgjigje. Gjatë fushatës zgjedhore të Gjelbrit dhe FDP-ja i mbajtën të hapura të gjitha opsionet për koalicione dhe aleanca paszgjedhore.

Test për zgjedhjet federale

Votimi në landin me numrin më tëmadh të popullsisë në Gjermani konsiderohet si një “zgjedhje e vogël në nivel federate” dhe një test i rëndësishëm për politikën e kancelarit Olaf Scholz (SPD) dhe për liderin e ri të opozitës CDU, Friedrich Merz. Në landin NRW kishin të drejtë të vote 13 milionë qytetarë, që përbëjnë rreth një të pestën e të gjithë qytetarëve me të drejtë vote në Gjermani./DW

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

me bikini ne mes te shkretetires dhe hipur mbi kale oriola marashi ndez rrjetin 62817719a7466
Story i mëparshëm

Me bikini në mes të shkretëtirës dhe hipur mbi kalë/ Oriola Marashi “ndez rrjetin”

robotet ose njerezit makina 628177552c646
Story i radhës

Robotët ose njerëzit – makina

Të fundit nga

Moti sot i vranët dhe intervale me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës për sot ka parashikuar mot të vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius. Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet

Theo Hernandez drejt Juventusit

Milani do të dëgjojë oferta për Theo Hernandez këtë verë, dhe duket se francezi madje mund të qëndrojë në Serie A.  Në 14 ditët e fundit, situata e Theos është përkeqësuar shumë
ShkoLartë