DW/ Emmanuel Macron rizgjidhet President i Francës

April 24, 2022
min lexim

Liberali Emmanuel Macron u rizgjodh President i Francës. Sipas vlerësimeve të bëra pas mbylljes së qendrave të votimit të dielën në mbrëmje, ai fitoi qartë kundër Marine Le Pen-it.

Sipas kanaleve televizive France 2 dhe TF1, Emmanuel Macroni mori midis 58 dhe 58.2 për qind të votave. Le Peni mori vetëm 41.8 deri në 42 për qind.

Fitorja e Macronit mbi të gjitha duhet kuptuar si një humbje për Le Penin. Pas raundit të parë, shumë parti kërkuan ngritjen e një muri kundër së djathtës dhe që me votën për Macronin të pengohej Le Peni. Megjithë shfaqjen e theksuar të moderuar në fushatë,Le Peni vazhdon të mbrojë pozicione të ekstremit të djathtë.

Macroni 44 vjeçar përfitoi përballë luftës së Ukrainës dhe nga një dëshirë për stabilitet. Megjithatë, shumë francezë janë të pakënaqur me mandatin e parë të Macronit dhe mendojnë se stili i tij politik është arrogant.

Fitorja e Macronit në zgjedhje pritet të jetë lehtësim i madh për Gjermaninë dhe Evropën, edhe nëse liberali karizmatik është larg të qenit partneri ideal kudo. Kundërshtarja e tij donte të distancohej nga bashkëpunimi i ngushtë me Gjermaninë që vazhdon prej dekadash. Nacionalistja euroskeptike Le Pen synonte gjithashtu të pakësonte ndikimin e Bashkimit Evropian në Francë. Ajo mund të kishte frenuar, për interesa personale, shumë projekte në Bruksel.

Image

Francë

Së fundi, afërsia e saj me Vladimir Putinin, kreun e Kremlinit, ngjalli frikën se fronti i fortë proukrainas i Perëndimit mund të shpërbëhej nën Le Penin.

Le Peni pranon humbjen

Le Peni pranoi humbjen. Por ajo gjithashtu tha se “rezultati historik” i jep asaj një pozicion të shkëlqyer fillestar për zgjedhjet e ardhshme.

Image

Le Peni pranon humbjen

Është hera e parë që nga rizgjedhja e Zhak Shirakut në vitin 2002 që një president francez rizgjidhet.

Që në vitin 2017, ylli i ri politik i atëhershëm, Macroni, dhe djathtistja Le Pen u përplasën në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Në atë kohë Le Peni mori vetëm një të tretën e votave.

Image

Mbështetës të Le Penit

Macroni, i cili u mbështet në përparimin ekonomik gjatë fushatës zgjedhore, hyri në Parlament në vitin 2017 me lëvizjen e tij La République en Marche. Një kandidat më tepër i majtë në atë kohë, ai tani ka përvetësuar tema liberalo-konservatore. Para se të bëhej President, Macroni nga veriu i Francës punoi si bankier investimesh, si këshilltar i Presidentit socialist François Hollande dhe si Ministër i Ekonomisë nga viti 2014 deri në vitin 2016 nën Hollanden./DW

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Je zemra që rreh jashtë trupit tim”, Marina ndan foton me të bijën, Getoari bën komentin e ëmbël

Story i radhës

Pluhuri Saharian mbulon Prishtinën

Të fundit nga

ShkoLartë