Dushi: Rama ka bërë punë të jashtëzakonshme në 100 ditët e para si kryetar i Prishtinës

March 17, 2022
min lexim

100 ditë është një simbolikë përmes së cilës provohet të shihet vullneti, energjia dhe gadishmëria e një qeverisjeje, tha Drejtori i Inspeksionit në Prishtinë, Florian Dushi.

Florian Dushi, foli për punët e kryera nga qeverisja e Përparim Ramës në këto 100 ditë të para në Prishtinë.

Ai tha se qasja e Opozitës ndaj kësaj qeverisjeje nuk është e duhur, sepse nga qeverisja e kaluar kanë gjetur vetëm disa segmente funksionale në Komunën e Prishtinës.

“Qasja e cila shohim tek Opozita, që kërkon të numrojnë projekte të realizura në 100 ditë, përveq punës së zotrit Rama në akomodimin e tij si kryetar, formimin e qeverisë së tij komunale, ringjalljen e segmenteve të shumta në komunën e Prishtinës, pasi që kemi gjetur nga qeveria e kaluar Komunën e Prishtinës të gjallëruar, apo funksionale vetëm në disa segmente, duket në segmentet të cilat ata kanë pasur interesa më shumë”, tha ai.

Sipas tij, Rama ka bërë punë të jashtëzakonshme, si dhe ai së bashku me kabinetin e tij po tentojnë që brenda mundësive ligjore të fusin projekte të mëdha.

“Përndryshe, unë konsideroj që kjo është faza ku zotri Rama si kryetar i komunës së bashku me qeverinë e tij, kanë bërë punë të jashtëzakonshme, të cilat do të dërgojnë drejt implementimit, drejt projekteve të mëdha të cilat në radhë të parë i kemi gjetur, sepse ju e dini që zgjedhjet lokale mbahen në një kohë, dhe qeveria ndërrohet në një kohë ku praktikisht qeverisja e vjetër miraton buxhetin dhe të gjitha projektet, prandaj unë konsideroj që kjo është faza e parë kur zotri Rama dhe kabineti i tij po tentojnë që brenda mundësive ligjore të fusin projekte të mëdha, të cilët ata që janë mësuar jo të menaxhojnë, jo të qeverisin, jo të transformojnë qytetin, por t’a mirëmbajnë deri diku, po i quajnë edhe iluzionare. Por sigurisht që do të shohim shumë shpejt elementet e para të realizimit, apo nisjes së implementimit të disa prej elementeve të zotrit Rama, flas për këtë vit, ndërsa viti i dytë ku ne do të kemi mundësinë të planifikojmë edhe buxhetin, edhe projektet, do të jetë thjeshtë viti kur qytetarët e Prishtinës do të kenë mundësi t’i shohin fillet e transformimit të qytetit të tyre”, shtoi tutje Dushi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Tjetër ofertues i hynë garës për blerjen e Chelseat

Story i radhës

Shenja e Horoskopit më të cilën nuk duhet të lidheni

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë