durmishi nga shba vleresimi amerikan hap rruge per investime te reja ne maqedonine e veriut 6aaa4f950cfaa

Durmishi nga SHBA: Vlerësimi amerikan hap rrugë për investime të reja në Maqedoninë e Veriut

September 16, 2026
1 minut lexim
dur 1

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, e ka cilësuar si sinjal pozitiv për ekonominë e vendit vlerësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit se projektet infrastrukturore dhe energjetike në Maqedoninë e Veriut krijojnë mundësi të reja për kompanitë amerikane. Durmishi tha se gjatë dëshmisë para Kongresit amerikan, zëvendësndihmës sekretari i Shtetit, Daniel Lawton, veçoi pozitën strategjike të Maqedonisë së Veriut dhe rëndësinë e projekteve që forcojnë lidhjen rajonale. “Ky vlerësim na gëzon, por njëkohësisht na obligon të punojmë edhe më shumë”, deklaroi Durmishi. Sipas tij, synimi është krijimi i kushteve për tërheqjen e investimeve amerikane dhe evropiane, forcimin e kompanive vendase dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Durmishi theksoi se Qeveria do të vazhdojë të punojë për forcimin e ekonomisë dhe krijimin e mundësive të reja për investime.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

margot robbie dhe bradley cooper filmojne skena intime per filmin e ri oceans eleven 6aaa4b9ba2fab
Lajmi i mëparshëm

Margot Robbie dhe Bradley Cooper filmojnë skena intime për filmin e ri “Ocean’s Eleven”

Të fundit nga

ShkoLartë