Mbrojtësi i Interit, Denzel Dumfries, ka rënë në radarin e Manchester United dhe Bayern Munich.
Pas paraqitjeve të mira me “Zikaltrit” këtë sezon, holandezi ka ngjallur vëmendjen e disa prej skuadrave më të mëdha evropiane.
“Djajtë e Kuqë” duan që t’i përforcojnë radhët e veta me elementë cilësorë për krahët e mbrojtjes dhe pikërisht holandezi konsiderohet si i duhuri
Lojtari ka kontratë me Interin deri në vitin 2025, por kjo nuk po i pengon klubet e tjera që të tentojnë ta bëjnë për vete 26-vjeçarin.