“Dule të mos ndjekë rrugën e bejlerëve partiakë”/ Shpëtim Nazarko flet për situatën e rënduar brenda partisë: Kjo do ishte e turpshme! PD do fitojë aq bashki sa…

Analisti Shpëtim Nazarko thotë se përballë zgjedhjeve të majit, opozita është në situatë shumë të keqe dhe nuk është në gjendje që të bëjë rezistencë.

Nazarko kujtoi nga studio e MCN Live, një shprehje ironike të tillë që opozita do fitojë ato bashki që do t’i lërë Partia Socialiste.

“Dikur në kohërat e komunizmit, qarkullonte një tezë që është Tirana ajo që furnizohet prej rretheve të vogla, por në kohët e sotme, është Tirana nga burojnë paratë për bashkitë poshtë.

Shkak ky që ka çuar në centralizim akoma më të madh të pushtetit qendror dhe sidomos kur opozita është keq, çon në këtë situatë.

Fakti që bashkitë falimentojnë nuk është çudi e madhe se ndodh në epokë kapitalizmi, ndodh dhe në vende të ndryshme të botës. Shkak është qeverisja në nivel qendror.

Me reformën zgjedhore, nuk është bërë një ndarje e tillë administrative, që të kooperohet mes bashkive të varfra dhe atyre të pasura për të pasur një arkë.

Por njësitë janë ndarë sipas interesave zgjedhore. Do ishte e turpshme që në vitin 2022, ndryshe sa në kohën e Zogut që kishte shumë më pak bashki, të ketë më shumë.

Sa bashki t’i lërë Partia Socialiste, aq do fitojë Partia Demokratike… Dhëntë zoti mos ti lërë ato bashkitë e falimentuara”, u shpreh Nazarko.

Sa i takon lënies së bashkive me minoritete PBDNJ-së së Vangjel Dule, Nazarko tha se zgjidhja është edhe produkt i situatës e cila është karakteristikë e situatës që zhvillohet në dy vend, në Shqipëri dhe Greqi.

“Qoftë nga Mitsotoakis, apo deklarata e Tsipras, ku në Greqi po luftohen për çdo votë… Por këto vota nuk gjenden në Himarë, te ajo pjesë e minoritetit.

Do t’i rekomandoja qeverisë që për shkak të marrëdhënieve të mira me Erdogan të shohë kush ka banuar në ato anë.

Himara ka qenë mini-republikë e pavarur në 500 vite, për shkak të pozitës që ka edhe në kohën e perandorisë turke.

Ai komunitet është përzierje e një shumice shqiptarësh që vijnë nga veriu, pjesë e ardhjes së kohës së pas Skënderbeut edhe një pjesë e toskëve, rreziku turk që i detyron të krijojnë një Komonuelth aty të cilës i bashkohet herë pas here një pjesë e Greqisë që gjenden në fatkeqësi po aq sa Shqipëria që tentojnë të arratisen në një vend të sigurtë.

Për Dropullin, zona e Gjirokastrës, një nga qendrat e mëdha administrative të perandorisë, turke, tokat duhet ti punonin të krishterët.

Ndaj bejlerët në Gjirokastër, kishin punëtorët e tyre, fakt që vazhdoi deri në vitet ‘90-të. Marrëveshja Zog-Pangalos ishte shumë më e mirë se ato që kanë krijuar qeveritë pasardhëse të pasluftës, se pronarët shqiptarë që zotëronin atë territor, zotëronin dhe gjysmën e veriut me tapi të rregullta.

Në pozitat që jemi tani qoftë Rama në pushtet dhe Berisha në opozitë, dhe partnerët e tyre në Greqi kërkojnë të marrin ndonjë copë të vogël.

Pashë një gjysmë shakaje që i ka dalë kripa se premtohet prej 30 vitesh. Uroj nëse mban premtimet Mitsoktaiks për pensionet, ndërsa pjesa tjetër nuk është gjë tjetër veç propagandë e pavlerë qoftë e pozitës greke që për ndonjë thërrime vote që nuk gjendet aty, por në Greqi.

Por edhe në Shqipëri për shkak të pozitës së fuqishme të Ramës ku investimet janë shumë më të mëdha se të periudhës para, ti kundërvihet Berisha, ndaj rendit grek.

I rekomandoj Dules për të cilin kam respekt, që të heqë dorë dhe të mos ndjekë rrugën e bejlerëve partiakë shqiptarë që rrinë nga 30 vjet, por ti drejtohet arsyes, por të bëjnë si partitë për interesat e atyre që i quajnë pakica, përfaqësohen nga partitë e mëdha në çdo vend.

Është tentativë për modernizim. Se prapë se prapë, nuk do bëj gjë tjetër veçse do shuajë ato.

Jo vetëm Dule por partitë që vetëquhen ose quhen minoritare, interesat e tyre i mbrojnë zakonisht partitë e mëdha.

Parti të tilla nuk ekzistojnë në Europë tani dhe po të shtosh ironinë, nëse ka ndonjë vend që i bie në qafë minoriteteve, janë grekët që nuk njohin as xhamitë apo minoritetet të tjera, apo për Çamërinë.

Shaka të tilla në prag zgjedhjeve duhet t’i pranojmë se jetojmë në atë që i quajmë Ballkan.

Ne nuk jemi në periudhën e Zogut, kur bejlerët e Jugut ishin të fuqishëm nga pikëpamja moneatare, por pozita ndërkombëtare është po aq e fortë“, u shpreh Nazarko.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sa e rëndësishme është koha vetëm për shëndetin mendor?

Story i radhës

Shtrenjtohet benzina, lirohet dizeli

Të fundit nga