Dukesha Meghan Markle shpesh ka zgjedhur veshje të gjata deri në dysheme gjatë gjashtë viteve të fundit. Së fundmi ajo ka veshur një palë pantallona prej 360 £ në një samit biznesi në Hamptons gjatë fundjavës.
Për këtë rast, nëna e dy fëmijëve, e cila po përgatitet të lançojë markën e saj të stilit të jetesës American Riviera Orchard, i kombinoi pantallonat prej liri ngjyrë bezhë me një jelek i cili kapej nga një kops që është gjithashtu i markës australiane St Agni.
Kur Meghan pozoi në foto me grimieren Bobbi Brown, dhe stilisten Misha Nonoo, fansat vunë re se këmbët e dukeshës ishin krejtësisht të errësuar nga pantallonat e saj.
Duke folur për FEMAIL, stilistja e famshme Rochelle White pretendoi se pantallonat e Meghan ishin potencialisht një mostër nga St Agni dhe për këtë arsye nuk ishte e mundur të ndryshonte gjatësië e tyre, sepse ato duhet të kthehen, i janë dhënë stilistit dhe jo Meghanit për t’i mbajtur.
“Unë e di që pantallonat e gjata me këmbë të gjera janë në modë tani. Ato kanë dominuar instagramin dhe pistat, ndaj mendoj se asaj i pëlqen ai stil. Ato duken bukur në shtrëngimin e belit duke i zgjatur këmbët dhe thellësinë veshjes. Ato janë të rehatshme dhe jo kufizuese.”
“Por Dukesha mund të punojë edhe me një stilist, një shtëpi mode, ku mund të jetë e mundur të bëhen ndryshime në mënyrë që ato të jenë më të përshtatshme për gjatësinë e këmbës së saj,” tha ekspertja.
Për më tepër, ekspertja e modës Giorgina Ramazzotti ka pohuar gjithashtu se ndërsa Meghan ka veshur Dior dhe Givenchy në të kaluarën, ajo mund të shihet si një figurë shumë ‘kontroverse’ për të marrë mostra falas nga disa shtëpi të mëdha të modës.
Ndër të tjera Giorgina shtoi se si një personazh i famshëm dhe aktore përpara se të bashkohej me familjen mbretërore, Meghan duhet të ishte mësuar me botën në të cilën gjithçka jepet me hua për reklamime.
“Duke qenë se Meghan nuk ka qenë shumë e famshme para martesës me Princ Harryn, markat e mëdha si Louis Vuitton, Chanel, Saint Laurent nuk mund t’i japin hua dukeshes pasi u duhet të marrin kredi të mëdha, është si të thuash të marrësh gjak nga një gur”- përfundoi ekspertja për FEMAIL.
Burimi: botasot.info