duke krijuar kujtime se bashku selin bollati dhe gimbo festojne 5 mujorin e lidhjes 6a74caf7bbb82

“Duke krijuar kujtime së bashku”/ Selin Bollati dhe Gimbo festojnë 5-mujorin e lidhjes

August 6, 2026
1 minut lexim

Çifti i njohur nga Big Brother VIP Albania 5, Selin Bollati dhe Gimbo, kanë shënuar një tjetër moment të veçantë në lidhjen e tyre të dashurisë.

Dyshja ka festuar 5-mujorin e lidhjes, duke ndarë me ndjekësit disa momente nga kjo ditë speciale.

Përmes postimeve në rrjetet sociale, Selin dhe Gimbo treguan atmosferën e festës së tyre, ku nuk mungoi torta me qiri dhe dedikimi i ëmbël: “Duke krijuar momente bashkë”.

Romanca e tyre nisi gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVA-së, ku fillimisht shumë prej ndjekësve e panë afrimin e tyre si një marrëdhënie të krijuar nga rrethanat e reality show-t.

Image

Megjithatë, pas përfundimit të programit, Selin dhe Gimbo dëshmuan se lidhja e tyre ishte e vërtetë, duke vazhduar romancën edhe jashtë kamerave.

Me kalimin e kohës, marrëdhënia e tyre është bërë më e konsoliduar. Çifti ka nisur edhe bashkëjetesën në Tiranë, ndërsa shpesh ndan me ndjekësit momente nga jeta e tyre e përditshme.

Selin është parë gjithashtu e afërt me familjen e Gimbos, duke vizituar shpesh Istogun, vendlindjen e tij.

Image

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump hedh poshte aludimet per mungese municionesh luftarake 6a74ca268faa6
Lajmi i mëparshëm

Trump hedh poshtë aludimet për mungesë municionesh luftarake

agim bislimi emerohet drejtor i ri i muzeut te kumanoves 6a74cd621ada3
Lajmi i radhës

Agim Bislimi emërohet drejtor i ri i Muzeut të Kumanovës

Të fundit nga

Agim Bislimi emërohet drejtor i ri i Muzeut të Kumanovës

Agim Bislimi është emëruar drejtor i ri i Institucionit Nacional “Muzeu i Kumanovës”, raporton KumanovoNews, përcjell Televizioni FESTA. Bislimi zotëron diplomë master në inxhinieri ndërtimi, pasi ka përfunduar studimet në Fakultetin e
ShkoLartë