agim bislimi emerohet drejtor i ri i muzeut te kumanoves 6a74cd621ada3

Agim Bislimi emërohet drejtor i ri i Muzeut të Kumanovës

August 6, 2026
1 minut lexim

Agim Bislimi është emëruar drejtor i ri i Institucionit Nacional “Muzeu i Kumanovës”, raporton KumanovoNews, përcjell Televizioni FESTA.

Bislimi zotëron diplomë master në inxhinieri ndërtimi, pasi ka përfunduar studimet në Fakultetin e Arkitekturës dhe Ndërtimtarisë në Prishtinë, dhe ka qenë pjesë e ekipit të Muzeut të Kumanovës si dokumentalist që nga viti 2009. Më parë, ai ka punuar për Qeverinë dhe Ministrinë e Kulturës.

“Bislmi i pajisur me njohuri të gjera mbi funksionimin e institucionit, prioritetet e tij do të përfshijnë zhvillimin e vazhdueshëm dhe modernizimin e aktiviteteve të muzeut, përmirësimin e kushteve të punës, ruajtjen dhe prezantimin e trashëgimisë kulturore, si dhe zbatimin e projekteve që synojnë ta afrojnë muzeun me qytetarët, të rinjtë dhe vizitorët. Muzeu i Kumanovës do të vazhdojë të zhvillohet si një institucion kulturor modern dhe si një ruajtës jetik i trashëgimisë kulturore dhe historike të rajonit,” theksuan nga Muzeu i Kumanovës.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

duke krijuar kujtime se bashku selin bollati dhe gimbo festojne 5 mujorin e lidhjes 6a74caf7bbb82
Lajmi i mëparshëm

“Duke krijuar kujtime së bashku”/ Selin Bollati dhe Gimbo festojnë 5-mujorin e lidhjes

lsdm akuzon qeverine per vonesa ne projektin e korridorit 8 6a74ceb57bcde
Lajmi i radhës

LSDM akuzon qeverinë për vonesa në projektin e Korridorit 8

Të fundit nga

ShkoLartë