dukagjini transferon futbollistin e lacit 62d800fa8d05c

Dukagjini transferon futbollistin e Laçit

July 20, 2022
1 minut lexim

Dukagjini i Klinës tregun e transferimeve këtë afat kalimtar e ka shtrirë edhe jashtë kufijve të Kosovës. Klubi klinas ka siguruar një tjetër nënshkrim të madh këtë merkato.

Demokracia mëson se klubi nga “18 Qershori” ka siguruar shërbimet e futbollistit të Laçit, Iljasa Zulfiu.

24-vjeçari veçse u është bashkuar urdhrave të kryetrajnerit të Dukagjinit, Armend Dallku.

Lojtari në fjalë për sa ishte pjesë e laçianëve kishte lënë gjurmë, duke kontribuuar me gola për ekipin.

Zulfiu u lind në Preshevë, teksa luan si mesfushor i avancuar.

Para Laçit, Zulfiu karrierë ka bërë edhe te Malisheva e Flamurtari.

Dukagjini, përveç Zulfiut, nga jashtë vendit ka transferuar edhe Qendrim Kamerajn, ish-futbollistin e grup-moshave U21 dhe U23 të Juventusit, për të cilin Demokracia.com kishte raportuar ekskluzivisht kohë më parë.

“Hithat” edicionin e ri bëjnë gara në Superligën e Kosovës, ndërsa me ruajtjen e disa lojtarëve kyçë dhe me disa ardhje të reja pritet të jenë “arrë e fortë” për kundërshtarët.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

zgjerimi i mundshem i be se dhe fati i shqiperise 62d800c0e9c3c
Story i mëparshëm

Zgjerimi i mundshëm i BE-së dhe fati i Shqipërisë

ministri krasniqi pritet ne takim nga ministri i administrates publike te malit te zi marash dukaj 62d80103d713e
Story i radhës

Ministri Krasniqi pritet në takim nga Ministri i Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj

Të fundit nga

Përfshihet nga flakët stalla me bagëti në Lezhë

Një zjarr masiv ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë. Sapo është raportuar ngjarja, në vendngjarje janë nisur dy mjete zjarrfikëse me personelin përkatës. Për shkak
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë