Dukagjini fiton edhe në Gjibraltar, kualifikohet në rrethin e dytë të Conference League 

July 20, 2023
1 minut lexim

Dukagjini i Klinës në. mënyrën më të mirë po e përfaqëson Kosovën në garat evropiane.

Klinasit debutojnë për mrekulli, duke u kualifikuar në rrethin e dytë të Conference League në futboll.

Ashtu si në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ashtu edhe sot në “Victpria” në Gjibraltar, treguan forcën.

Dukagjini ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Europa FC, ndërsa sfidën e parë e fitoi me 2:1 dhe me rezultat të përgjithshëm 5:3 kualifikohet më tej.

Bujar Shabani nga Dukagjini dhe Jesus Pozo i Europës u ndëshkuan me karton direkt të kuq pas një përleshjeje që patën.

Kryetrajneri Armend Dallku po e bën një punë të madhe me ekipin e Dukagjinit, e cila ka dhënë frytet e saja.
Për Dukagjinin shënuan Iljasa Zulfiu (23′ – nga penalltia e 79′), Arbër  Shala (47′).

Europa – Dukagjini 2:3

Kartona të verdhë: Hernandez, Quintana – Kameraj, Basri, Vitor Hugo e Shala.
Shënues:  A. Quintana (38′-nga penalltia), Vera (87’) – Zulfiji (23′ – nga penalltia e 79′). Shala (47′).
Karrtona të kuq: Pozo, Heradia, Tello – Shabani. 
Europa FC: Zappacosta; Olmas, Jesus Pozo, Curado (Cibril 74’), Tello’ Bella (Heradio 59’), Quintana, Hernandez; Gimenez (Vera 74’), Ruiz, Valle; 
Dukagjini: Haxhihamza; Kuçi, Syla, Basri, Kameraj (Morina 71’); Iran Junior, Hugo (Feka 71’), Shabani; Shala (Zabërgja 90+2′), Mërlaku, Zulfiu

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zemaj: Kjo është fytyra e vërtetë e Vetëvendosjes, përgjegjës Kurti

Story i radhës

Lëshohet urdhër-arrest për ish-ministrin Arben Ahmetaj

Të fundit nga

ShkoLartë