Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka zbardhur detaje nga takimi me përfaqësues të grupit të Alibeajt, ku theksoi se shumica janë pro idesë për daljen në zgjedhje me kandidatë të përbashkët.
Në një intervistë për gazetarin Osman Stafa, Duka tha se disa prej deputetëve madje kanë ambicie që të kandidojnë për zgjedhjet lokale
“Ato që kemi takuar janë të gatshëm dhe janë me të njëjtën mendje dhe e përkrahin idenë për dalje me një kandidat të përbashkët, Ka nga ata, s’ka gjë për të fshehur dhe tentojnë dhe pretendojnë që të kandidojnë për kryetar bashkie. Këto zgjedhje vendore kanë rëndësi dhe nuk ka asgjë të keqe që ndonjë prej tyre lë mandatin dhe sakrifikon për zonën e vetë. Ja kemi borxh shqiptarëve që të kthejmë në normalitet politikën e vendit.
Jam pro sondazheve. Është më e drejtë. Do të vendoset nga të gjitha palët. Me rëndësi është që të biem dakord. Nëse ulemi në një tryezë, gjuha gjendet.”, tha Duka.