duka uron flamurtarin 641c8c2fb2ee5

Duka uron Flamurtarin

March 23, 2023
1 minut lexim

Flamurtari i Vlorës feston sot 100-vjetorin e krijimit të klubit.

Të shumta kanë qenë urimet për kuqezinjtë, një ndër skuadrat më të njohura dhe të lavdishme të futbollit shqiptar.

Mes tyre edhe ai i Armand Dukës, presidentit të FSHF-së, i cili shkruan këto radhë në faqen e tij zyrtare. “FC Flamurtari mbush sot 100 vjeç!

Një shekull histori e mbushur plot me momente magjike dhe emocione të mëdha.

Vlora dhe gjithë Shqipëria krenohen me historinë e lavdishme të djemve kuqezi.

Në këtë 100 vjetor kam kënaqësinë dhe privilegjin që t’i përcjell urimet më të mira në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe emrin tim personal.

I urojmë klubit legjendar të futbollit shqiptar sa më shumë suksese dhe rezultate pozitive në këtë shekull të ri që po nisin sot!”, përfundon urimi i kreut të futbollit shqiptar.

Flamurtari shkëlqeu në fundin e viteve ’80 në arenën ndërkombëtare. Kuqezinjtë mbërritën deri në 16 skuadrat më të mira të Kupës UEFA në sezonin 1987/198.

Të paharrueshme mbeten duelet ndaj Barcelonës së madhe dhe eliminimi i Partizanit të Beogradit. Flamurtari zhvilloi katër ndeshje përballë katalanasve, duke fituar një, barazuar dy e humbur një.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

scaloni nuk jam as guardiola dhe as ancelotti 641c89e1d89fc
Story i mëparshëm

Scaloni: Nuk jam as Guardiola dhe as Ancelotti

video ambasadorja e shba se nuk ka perparim ne luftimin e korrupsionit 641c8fb47b795
Story i radhës

(VIDEO) Ambasadorja e SHBA-së: Nuk ka përparim në luftimin e korrupsionit

Të fundit nga

Prishtina gati për finalen e madhe

Prishtina është gati për finalen e madhe të Kupës së Kosovës, ku nesër (20.00) do të ndeshet me Llapin e Podujevës.  Prishtina dhe Llapi përmes Kupës kërkojnë daljen në Evropë. Prishtina deri
ShkoLartë