(VIDEO) Ambasadorja e SHBA-së: Nuk ka përparim në luftimin e korrupsionit

Nuk ka përparim të mjaftueshëm në luftën kundër korrupsionit në Maqedonin e Veriut. Kështu ka deklaruar, Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Angjela Ageler. Ajo  tha se për të ndryshuar këtë qasje, duhet të nisë secili nga vetja e tij, të bëj ndryshimin.

ANGJELA AGELER-AMBASADORJA E SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

“Nevojitet një ndryshim i madh në vullnetin politik. Progresi në luftën kundër korrupsionit nuk mjafton në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkanin Perëndimor. Secili prej nesh që është i pranishëm këtu duhet të jetë pjesë e ndryshimit të tij”.

Ndërkaq, zëvendëskryeministrja për qeverisje të mirë Sllavica Gërkovska, theksoi se secili në fushë-veprimin e tij duhet të përballet me përgjegjësi për punën e tij.

SLLAVICA GËRKOVSKA-ZV KRYEMINISTRRE PËR QEVERISJE TË MIRË

“Qeverisja e mirë është çelësi për ndërtimin e besimit ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve të tyre, por edhe për marrëdhëniet ndërmjet shteteve. Megjithatë të arrihet një zhvillim i qëndrueshëm socio-ekonomik, nga i cili do të përfitojnë të gjithë qytetarët e këtyre zonave”

Ambasadorja e SHBA-së dhe  zëvendëskryeministrja për qeverisje të mirë Sllavica Gërkovska, morrën pjesën  në panel diskutimin “Si mund të ndikojë pozitivisht lidershipi i grave në qeverisjen e mirë dhe zhvillimin demokratik në rajon?” dhe “Gratë në shoqërinë civile dhe gazetarinë investigative – hallkë kyçe në ndërtimin e një shoqërie më të mirë për të gjithë”.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

Story i mëparshëm

Duka uron Flamurtarin

Story i radhës

Itali – Angli, 1000 agjentë në aksion

Të fundit nga