Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i ftuar në emisionin “Real Story” me gazetarin Sokol Balla në ABC News, ndër të tjera tha se merita për këtë sukses që po arrin kombëtarja sot, ka merita edhe trajneri i kombëtares U21, Alban Bushi.
Duka theksoi se shpejt shumë lojtarë të shpresave do të kalojnë në kombëtaren e madhe.
“Ka meritë edhe Bushi. Po ashtu edhe U21 ka fituar dy ndeshjet e para, sidomos ajo dje përballë Rumanisë, që ishte një fitore karakteri.
Kur ishim 0-2 u mërzita sepse thash ne nuk kem një ekip të tillë, por ndeshja ndryshoi dhe lojtarët që shënuan dje do të jenë shpejt në kombëtaren e madhe” tha Duka.
Kreu i Federatës pohoi faktin se Sylvinho është një seleksionues i mirë, duke shtuar se braziliani së bashku me stafin e tij punojnë për një kohë të gjatë, pavarësisht se duket sikur janë vetëm 3 ditë me lojtarët.
“Sylvinho dhe stafi i tij, ata punojnë shumë gjatë. Duket sikur nuk ka se çfarë bën trajneri se vetëm 3 ditë i ka në dispozicion, por tani me teknologjinë gjerat kanë ndryshuar” shtoi ai.
Sot kombëtarja, përpos formacionit startues, ka edhe mjaft alternativa të mira. Kreu i Federatës tha se në kombëtarja është bërë një ndërthurje të rinjve me të vjetrit.
“Cikalleshi është një lojtar që ka kohë që kontribuon në kombëtare dhe ka kontribuar njëlloj për një kohë të gjatë.
Talentet janë ndërthurur me të vjetrit dhe dora që i japin këta të fundit është shumë e nevojshme” tha Duka.
Edhe pse portierit Bërisha dhe Strakosha nuk kanë luajtur së fundmi në klubet e tyre, Duka shprehet se ata janë portierë shumë cilësore, duke shtuar se ata janë edhe me fat pasi kanë përpara dyshen Ismalili – Djsimsiti.
“Edhe pse nuk kanë pasur një ecuri të mirë, Berisha dhe Strakosha janë portierë me cilësi.
Është fat për portierin kur ka para Ismailin dhe Djimsitin” theksoi ai.
“Roli i vetë kreut të Federatës është të krijojë kushte të mira dhe të ndihmoi në frymën e grupit” shtoi Duka.
Sa i përket mundësisë që Shqipëria nëse këtë kualifikohet në Europian mund të pretendojë edhe të kalojë grupin, Duka u shpreh se ajo që Shqipëria duhet të mendojë tani është Çekia në Tiranë.
“Shkove pak larg. Mirë është të mendosh dhe aq. Ne kemi bërë mirë, por duhet të jemi ndërgjegjshëm. Ne kemi në grup ekipe të mira se Çekia dhe Polonia.
Ne na pret një ndeshje e vështirë në Tiranë. Të përgatisim mirë këtë, të jemi me këmbë në tokë. Ne ende nuk jemi kualifikuar. Ndryshe mund ta pësojmë keq, nuk besoj se do ta pësojmë keq, sepse unë kam besim të stafi dhe futbollistët” përfundoi Duka.