Duka: Jemi shumë të angazhuar, gjithçka do të shkojë mirë!

May 24, 2022
1 minut lexim

Kur ka mbetur vetëm një ditë nga finalja historike e UEFA Conference League, të gjithë sytë janë kthyer nga Shqipëria. Së fundmi,

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka dhënë një intervistë për televizionin italian “Rai 2”, ku ka folur për këtë event. Duka shprehet në fjalën e tij se të gjithë janë të angazhuar për ta organizuar sa më mirë këtë finale, ndërsa thekson se e rëndësishme për Shqipërinë është që të gjithë ata që do të vijnë në Tiranë të ndihen të lumtur.

“Nuk jemi të shqetësuar, ndonëse shumë kanë qenë pak skeptikë për Shqipërinë, nëse mund ta organizojmë, nuk kemi eksperiencë, nuk e dimë nëse policia shqiptare mund të organizojë mirë këtë lloj eventi dhe për këtë jemi edhe më shumë të angazhuar për të bërë gjithçka mirë. Jemi të gjithë angazhuar, qeveria shqiptare, bashkia e Tiranës, policia e shtetit.

Për ne është e rëndësishme që të gjithë të jenë të lumtur dhe të kthehen të lumtur në shtëpitë e tyre dhe të rikthehen në Shqipëri”.

Në fund, Presidenti Duka tregon edhe se cilin ekip mbështet në këtë finale.

“Kam bërë tifo që prej fillimit të kompeticionit për Romën, edhe pak për egoizëm, sepse mendova se me Romën finalja do të ishte pak më e bukur, por edhe për një arsye tjetër të rëndësishme se kemi lojtarin tonë te Roma, Marash Kumbullën, të cilin duam ta shohim në fushë” – përfundon presidenti Duka për Rai 2.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mendimet më të zakonshme të burrave para seksit

Story i radhës

Policia jep detaje për incidentin e mbrëmshëm

Të fundit nga

ShkoLartë