Pushteti i ri nuk do të duhej të përqafojë konceptet e kaluara politike. Dihet se si është gjendja shoqërore dhe politike në Kosovë, jo e mirë. Dihet se si është gjendja e qytetarëve, të cilët shumica nuk po jetojë mirë. Ata po e ndiejnë vetën shumë të fyer kur shohin diskriminimin që ju është bërë, nga pushtetet e deritashme, si në punësime, ne premtime të cilat pak u realizuan, në pasurimin e një kategorie në mënyrë jo ligjore. Fotografia e Kosovës, në masë të madhe është bërë korrupsioni, kriminaliteti, dhe dukurit tjera negative. Po shohim se si njerëzit e politikës janë bërë me imunitet të pa prekshëm, që nuk funksionon në një shtetet më demokraci të avancuar. Pushteti aktual ka dhënë shpresa edhe pse ashtu i ka pasur premtimet, së do të punon për shtet dhe për popull. Se si do të shkojnë punët në këtë drejtim do të tregon koha. Kur po iu kalon mandati pushteteve, po shihet se sa janë pasuruar deputetët, se sa janë pasuruar ministrat e njerëzit e tjerë të pushtetit. Kjo sikur është bërë rregull i pa shkruar. Fakti se më politikëbërje u morën njerëzit me intelegjencë mesatare, nuk u arritën synimet e pritura në shtetndërtim dhe mirëqënie. Deri më tash pamë së pushtetet u kasavetuan vetëm për vete.
Edhe më rastin e shpërthimit të luftës në Ukrainë po shkruhet dhe flitet për mundësitë që edhe vendi ynë po rrezikohet, e disa në medie pyesin ,“Se si do të reagon NATO, nese Kosova sulmohet nga Serbia”? Sa tu besojmë mediave, jo të gjithave, se gjoja nuk ka asnjë shtet në Evropë, të cilin rusët nuk kanë mundësi me e sulmu! Natyrisht së njerëzit e politikës dallojnë nga njerëzitë e mediave, e realiteti është tjetër. Unë nuk besoj që dikush mund të na sulmojë se edhe pse nuk jemi ende në NATO, e kemi strukturën e NATO-së në Kosovë, që nga pas lufta .Dhe, nga ky kënd por edhe nga fakti se Rusia do të humbë luftën më Ukrainën, se po bën luftë pushtuese, nuk shoh ndonjë mundësi të agresionit ruso-serb edhe në Ballkan.
Serbia edhe pse kurrë nuk i ka hequr pretendimet territoriale ndaj Kosovës, nuk ka mundësi për shumë shkaqe të bëjë invazion ushtarak në veri, kur dihet se edhe ajo nuk ka përspektivë tjetër veç Evropën, edhe pse po luan më dy karta. Tjetër është retorika dhe kërcënimet e saj më luftë. Dhe, ajo që më duket mua më qenësorja është, së Serbia ka përvojë humbëse nga vitet e 90-ta, të shekullit të kaluar më rastin e shpërbërjës së ish-Jugosllavisë. Tek e fundit, pa marrë parasysh të gjitha solucionet e mundshme, ne kemi vendin tonë, ne kemi ushtrinë tonë, kemi popullin tonë, kemi shtetin tonë dhe mbrojmë të drejtën tonë.
Dhe, nisur nga këto që i përmenda në këtë shkrim të shkurtër, nuk shoh së cilat janë mundësitë e ndonjë sulmi të përbashkët ushtarak ruso –serb në Ballkan dhe në Kosovë. Mund edhe të gabohem. Unë nuk shoh së ka shumë vend për shqetësime të mëdha, por që sigurisht se nuk ka vend që neve mos të jemi gjithmonë vigjilent dhe të përgatitur ndaj çdo agresioni të mundshëm të Serbisë ne veri të Kosovës. E vërteta është së luftërat janë iracionale, por që kjo gjë, po zë vend në Kosovë, për paraqitje dramatike, si në mesin e njerëzve të politikës ashtu edhe në mesin e disa mediave. Duhet të jemi të guximshëm para çdo sfide , duke mos përhapur frikë dhe defetizëm.