duhet te degjohemi divjaka proteston per te 24 ten dite kunder shkrirjes se bashkise 6a8b6b4f6ded3

“Duhet të dëgjohemi” – Divjaka proteston për të 24-tën ditë kundër shkrirjes së bashkisë!

August 23, 2026
1 minut lexim

Protesta e banorëve të Divjakës ka shënuar mbrëmjen e kësaj të diele 24 ditë që nga nisja e saj kundër propozimit të PS-së për Reformën Territoriale, e cila parashikon shkrirjen e bashkisë dhe bashkimin me Lushnjen.

Protestuesit kërkojnë që bashkia e tyre të mos përfshihet tek bashkitë që do të shkrihen nga projekti socialist, duke theksuar se duhet të dëgjohen.

“Ne do të mbrojmë bashkinë dhe Divjaka do të vazhdojë të jetë bashki për t’i dhënë secilit prej jush që të zgjidhni vetë atë që do t’ju drejtojë në vijim”, u shpreh një qytetare.

Disa protestues që morën fjalën denoncuan se kanë nisur edhe gjobat ndaj bizneseve për të shuar protestën, por ata shprehen se do të vijojnë të protestojnë dhe të dëgjohen që Divjaka të mbetet bashki më vete.

Marshimi në rrugët e qytetit mbylli protestën nën thirrjet: “Mazniku propozon, Divjaka kundërshton”, “Divjaka bashki”, “Divjaka e qytetarëve, jo e pushtetarëve”.

Po ashtu ata iu bashkuan edhe thirrjes së protestuesve në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

zjarri ne serbi akuza ndaj kosoves policia i demanton ashper pretendimet serbe 6a8b6adee781c
Lajmi i mëparshëm

“Zjarri në Serbi, akuza ndaj Kosovës” – Policia i demanton ashpër pretendimet serbe

investigimi i daily mail gomone gjigante qe transportojne qindra emigrante ja si po fitojne miliona trafikantet 6a8b6bbebc80c
Lajmi i radhës

Investigimi i Daily Mail/ Gomone gjigante që transportojnë qindra emigrantë, ja si po fitojnë miliona trafikantët

Të fundit nga

Ndërron jetë aktorja Bunny Levine

Aktorja amerikane Bunny Levine, e njohur për rolet në “Gilmore Girls”, “Law & Order” dhe filmin fitues të “Oscar”-it “La La Land”, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare në shtëpinë e saj
ShkoLartë