Dugolli: Informacionet që ka kryeministri Kurti janë të verifikueshme, alarmi për Serbinë i drejtë

November 20, 2023
1 minut lexim

Serbia e ka rrethuar Kosovën me 48 baza ushtarake në kufi, ndërsa nga institucionet e sigurisë në Kosovë merret si kërcënim pasi ata vlerësojnë se forcat serbe janë duke pritur një moment të volitshëm për invadim të Kosovës.

Shqetësimet e zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe të Bashkimit Evropian (BE) se incidentet e dhunshme në Kosovë mund të shndërrohen në “konfrontim rajonal”, duhet pranuar me kujdes.

Këto shqetësime po forcohen edhe më shumë nga preokupimet e kryeministrit, Albin Kurti dhe ministrit të Mbrojtes, Ejup Maqedonci.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në Rashkë të Serbisë, po shihet një riorganizim i grupit paramilitar dhe terrorist i Millan Radoiçiqit, me mbështetje dhe udhëheqje të shtetit serb. Sipas Kurtit, më 10 nëntor, Radoiçiq udhëhoqi një takim me rreth 40 politikanë serbë dhe zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova.

Ndërsa së fundi, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka deklaruar se Serbia e ka rrethuar Kosovën me 48 baza ushtarake në kufi dhe se “po presin një moment të volitshëm për mësymje” në Kosovë.

Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli thotë në RTV Dukagjini se alarmi i Kurtit për sulmin e mundshëm nga grupët nga Serbia janë të verifikueshme.

“Informacionet që ka Kryeministri Kurti janë të verifikueshme dhe valide. Ky është një shqetësim i madhe dhe me të drejt Kurti ngriti alarmin për të treguar që Radoiçiq në vend që të dënohej për atë që bëri me 24 shtatorë ai mbetet i lirë dhe organizon tubime për mobilizime paraushtarake”.

Dugolli thotë se shqetësuese është që në tubimin e Radoiçiqit mori pjesë edhe kryetari i ri i listës serbe.

Ai thotë se Kosova nuk e dëshiron luftën e konfliktin por që sipas tij fqinji ynë Serbia nuk është e interesuar për një gjë të tillë.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Peleshi-Rühle: Shqipëria, aleat i besueshëm i NATO-s dhe kontribues i paqes

Story i radhës

Adri referuar miqësisë me Santianën, e pyet Bucin – “Si ndihet gruaja jote në këtë rast?”

Të fundit nga

ShkoLartë