Dueli Kurti – Vuçiq po hyn në fazë të nxehtë!

min lexim

Kambanat janë ndezur. Është pritur një duel i tillë, por nuk dihej se kur do të shpërthente. Me ardhjen në pushtet të Kurtit, është dyshuar si nga opozita dhe mediat, mbi aftësitë e tij për një përballje të tillë.

 Dyshimi i opozitës disi ishte zbehur, sepse edhe vetë Vuçiq e kundërshtonte ardhjen e Kurtit në pushtet, me arsyetimin se nuk bisedohet me te. Më me dëshirë ballafaqimin do ta kishte bërë me cilindo tjetër, se sa me Kurtin, po kundërshtarët nuk mund t´i përcaktonte ai.

Vuçiq duelin me Kurtin e kishte ëndërruar duke llogaritur në fitoren e Rusisë ndaj Ukrainës, por nuk i doli ashtu dhe tash personalisht, pa  llogaritur në përkrahjen e Putinit, duhet të ballafaqohet me duelin.

 Ai ka besim në vete duke llogaritur në manipulime, si specialitet i tij, po edhe në instrumentalizimin e serbëve të Kosovës.

Këtë armë tashmë e ka futur në përdorim dhe ka arritur që ta alarmoi bashkësinë ndërkombëtare, në kulmin e konfliktit Rusi – Ukrainë.

Kurti në anën tjetër po bazohet në të drejtën e tij shtetërore ( megjithëse në politikë nuk ka drejtësi) dhe në metodat demokratike ndërkombëtare, duke u munduar që t´i demaskoi qëllimet dhe metodat e ndyta (fashiste) të Vuçiqit.

 Një demaskim i tillë nuk dihet sa ka sukses, kur dihet që bashkësia ndërkombëtare e njeh shumë mirë Vuçiqin, por më lehtë do të preferonte ta qetësonte situatën, se sa ta afronte zgjidhjen përfundimtare.

Arma kryesore momentale e perëndimit për Vuçiqin dhe Serbinë  është që ta josh me premtime, (pranim në EU) duke menduar në kthesë, por premtimet ai gjithnjë i ka refuzuar, duke u ulur në dy e më shumë karrige.

Tensionet e tilla Vuçiqit i konvenojnë, (derisa nuk kërcënohet me forcë) dhe mendon të korr fitore, sidomos në themelimin e Asociacionit, ashtu siç serbët e projektojnë, me kompetenca të plota.

Vuçiq me forcë do të kërcënohej vetëm nëse konflikti merr flakë, po ai është i vetëdijshëm për këtë.

Në anën tjetër Kurti ndoshta do të përpiqet për normalitet, duke i zëvendësuar strukturat e dorëhequra në veri, po nuk do të jetë lehtë, kur atje udhëheqin strukturat kriminale të dirigjuara nga Vuçiq.

Të kërkosh shkak për konflikt të hapur bart rreziqet e një situate që nuk dihet se si përfundon, po ndoshta për Kosovën mbetet si zgjidhje e vetme, për ta arritur një paqe të përhershme me Serbinë.

Hyrja në një konflikt të tillë do të thotë përgatitje e gjithë kombit për një qëllim të caktuar, sikurse Selensky që e kërkon rikthimin e Krimesë, po ashtu edhe Kosova gjithsesi duhet ta ketë synim Krimenë e saj, Nishin.

Nëse nuk hyhet në një konflikt të tillë, Kurti duhet të përcaktohet për luftë politike, duke llogaritur që ta fitoi duelin me Vuçiqin, i cili nuk zgjedh mjete për sukses në favor të tij, kuptohet duke përdorur dredhitë prej më të ndryshmeve.

Story i mëparshëm

Ende pa u konfirmua largimi i Ori Nebijajt, ja emri që pritet ta zevëndësoj

Story i radhës

Tensionet në veri/ Vuçiç refuzon të takojë Albin Kurtin gjatë Forumit të Paqes në Francë

Të fundit nga