“Duel titanësh” për Lisandro Martinezin

1 minut lexim

Gara për t’i siguruar shërbimet e mbrojtësit të Ajaxit, Lisandro Martinez, është duke vazhduar. 

Ndonëse gjatë ditës së djeshme The Athletic raportoi se vetë lojtari e preferon Manchester Unitedin para Arsenalit, këta të fundit ende nuk janë zmbrapsur.

Përfaqësues të klubit londinez pritet të takohen javën e ardhshme me drejtuesit e Ajaxit, për të gjetur një zgjidhje që ky transfer të kryhet sa më shpejt.

Kampionët e Holandës e kanë të qartë, duan vetëm 50 milionë euro për ta liruar argjentinasin.

Në momentin që kjo shifër paguhet nga njëri prej klubeve, mbetet në diskrecion të lojtarit të vendosë përfundimisht se ku do ta vijojë karrierën.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Puthje të nxehta nga shtrati, Fifi publikon videon si e uroi Adisin për ditëlindje

Story i radhës

Për këto 3 shenja *në veçanti*, korriku do të jetë me fat

Të fundit nga