duda perdorimi i armeve kimike mund te nxise intervenim te nato s 622dc5170ef7a

Duda: Përdorimi i armëve kimike mund të nxisë intervenim të NATO-s

March 13, 2022
1 minut lexim

Përdorimi i armëve kimike nga Rusia në Ukrainë mund të nxisë NATO-n të rishqyrtojë vendimin e saj për të mos intervenuar në konflikt, ka thënë presidenti polak, Andrzej Duda për transmetuesin britanik, BBC.

I pyetur nëse beson se presidenti rus, Vladimir Putin mund të jetë duke u përgatitur për përdorim të armëve kimike, Duda ka thënë se “kjo është diçka që bota nuk e ka parë në këtë shkallë prej Luftës së Dytë Botërore”.

“Nëse më pyesni nëse Putin mund të përdorë armë kimike, mendoj se Putin mund të përdorë gjithçka tani, sidomos kur është në këtë pozitë të vështirë”.

“Politikisht ai e ka humbur këtë luftë, dhe në aspektin ushtarak, ai nuk po e fiton atë”.

I pyetur nëse përdorimi i armëve të tilla mund të nxisë intervenim të NATO-s, ai ka thënë: Natyrisht, secili shpreson që ai nuk do t’i përdorë ato.

“Mirëpo… nëse ai përdor armë të shkatërrimit masiv, kjo do të ndryshonte rregullat e lojës”.

“Natyrisht, (NATO) do të duhej të ulej në tavolinë dhe të mendonte seriozisht si të vepronte, sepse atëherë fillon që situata të bëhet e rrezikshme, jo vetëm në Evropë, por në gjithë botën”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

terrorizmi kimik dhe berthamor si mundesi e perllogaritjeve te luftes se putinit 622dbff365996
Story i mëparshëm

Terrorizmi kimik dhe bërthamor si mundësi e përllogaritjeve të luftës së Putinit

si mund te pergatiten introvertet emocionalisht per rihapjen e zyrave ne pune 622dc51ab0dbe
Story i radhës

Si mund të përgatiten introvertët emocionalisht për rihapjen e zyrave në punë?

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë