Duan deri në 5 mijë denar rritje, pensionistët paralajmërojnë sërish protesta

Pensionistët janë të indinjuar që qeveria nuk u ka dhënë as minimumin 7% rritje të pensioneve siç kërkonin fillimisht, ndaj kanë paralajmëruar se do të protestojnë para Ambasadës Amerikane, por edhe para Zyrave të Bashkimit Evropian në Shkup, për të shprehur pakënaqësitë e tyre.

Pensionistët tani thonë se nuk do të devijojnë nga kërkesat e tyre dhe tani kërkojnë rritje prej 5000 denarë, sepse sipas tyre kostoja e jetesës është vazhdimisht në rritje.

Por, ndryshe thonë autoritetet. Ministrja e punës dhe politikës sociale, Jovanka Trençevska tha se nuk kanë paralajmëruar rritje të pensioneve prej 6.8%, andaj thotë se dikush ka manipuluar me shifrat.

“Nuk mund të jetë 2-300 sepse përqindja 5,3 është vendosur sipas të dhënave të Entit të Statistikave. Unë supozoj nga cila ‘kuzhinë’ ka dal shifra 6,8% sepse as unë e asnjë përfaqësues tjetër i qeverisë nuk ka deklaruar. Prononcimet e mia ishin që ndërmjet 5-6% por gjithnjë kam thënë se duhet t’i presim të dhënat zyrtare. Ai është institucioni që jep indeksin e kostos së jetesës dhe indeksin e pagës mesatare”, tha Jovanka Trençevska, Ministre e punës dhe politikës sociale.

Story i mëparshëm

Princesha Diana ‘do të shfaqet si fantazmë’ në sezonin e fundit të “The Crown”

Story i radhës

“Baroni i drogës” në kërkim, Delia: Gëzim Çela, gjithmonë një hap përpara. Informohej nga policët

Të fundit nga