Një grua 24-vjeçare, ka rrëfyer se është xheloze për të kaluarën plot seks dhe aventura të burrit të saj.
Ajo ka treguar për “The Sun” se burri i saj bën seks një herë në javë me të dhe se kjo asaj nuk po i mjafton, përcjell Bota sot.
E dashur psikologe:
Partneri im do të preferonte të përqafohej dhe të shikonte një film të mirë sesa të bënte seks me mua.
Unë jam 24-vjeçare dhe jetoj me burrin tim që është 35-vjeçar. Ai ka pasur një të kaluar duke jetuar stilin e jetës së playboy-t, duke vizituar eskorta dhe duke u takuar me shumë të dashura të ndryshme në të njëjtën kohë.
U takuam në një natë beqarësh. Ai tani thotë se është mjaftuar me të gjitha dhe dëshiron të jetojë me një person dhe është i lumtur me jetën e qetë.
Por ndjej se jam në kulmin tim. Unë jam e suksesshme në karrierë dhe dua gjithashtu një jetë të plotë seksuale. Unë dua të eksperimentoj pas marrëdhënieve të mëparshme të mërzitshme.
Ne kemi debatuar aq shumë për mungesën tonë të seksit. Ai qan dhe më thotë se oreksi i tij seksual ka rënë në fund.
Ne bëjmë seks një herë në dy javë, por edhe kjo kërkon një përpjekje masive nga ana e tij. Ndihem xheloze për të kaluarën e tij seksuale. Ndihmë!
Përgjigjja e psikologes:
Unë mund ta kuptoj që ju ndiheni të refuzuar, por kjo ka të bëjë me qëndrimet e shtrembëruara të partnerit tuaj rreth seksit.
Tregojini atij se kjo kërcënon marrëdhënien tuaj dhe kërkoni që ai të vizitojë një terapist seksi me ju./Botasot