Mendoj që gjërat ose duhet trajtuar në mënyrë matematikore dhe të thuhen të vërtetat siç janë dhe me pa tjetër t’ju jepet respekti qysh e meriton situata. Për të qenë ma i saktë n’këtë logjikë, matematikën duhet ta nisim me numërimin e yjeve të së njëjtës kategori dhe të themi që si Dua janë 15 deri 20 vajza në krejt planetin!
Në Europë s’ka asnjë të kësaj gjenerate me shkëlqimin që ka Dua! Për më tepër as një komb në Ballkan nuk i ka 3 a 4 yje ndërkombëtarisht të njohura si Kosova në fushën e pop muzikës. Prandaj, duhet të pajtoheni që këto yje janë BRENDE që kanë shifra monetare në kuletën e tyre personale dhe njëherit sjellin ‘money’ për vendin ku shkojnë dhe njerëzit me të cilët punojnë.
Në këtë situatë një lider qyteti, shteti apo edhe shef kompanie të madhe lufton për t’i pas këto brende. Në këtë kuadër duhet ta themi të vërtetën dhe ta pranojmë që në praktikën e thjeshtë ne si Kosovë, bash as ëndërr s’kishim muajt mi pa, asnjëherë as Duan as Ritën, sepse kurrë nuk do kishim buxhet të mjaftueshëm si shtet për ti paguar ato. Ne i kemi parë dhe merremi me to, sepse ato kanë dashtë dhe sepse që të dyja vinë nga familje më traditë intelektuale nga Dukagjini që më shumë mund, por më perfeksion pa ndryshuar dhe si shqiptare kanë arrit të depërtojnë në një treg shumë racist në mbarë botën! Jo vetëm kaq! Ato kudo që kanë qenë na kanë bërë reklamë falas dhe beso që ma shumë na njohin gjeneratat deri 30 vjeç në Nju Jork përmes Duas dhe Ritës se sa luftës së Kosovës.
Po besoj që deri këtu pajtohesh? Tani të dalim te historiku i Festivalit. Në kryeqytet të Kosovës ka udhëheq djali i një aktori dhe patjetër duhet ta themi që është meritë e tij ardhja e familjes Lipa në Kosovë dhe sipas informacionit Shpendi, pikërisht siç e përshkrova më lartë e ka vlerësuar Duan si yll më përmasa globale dhe normal ka luftuar që të krijoj brende për qytetin që ka udhëheq dhe në këtë rast edhe për Kosovën si shtet.
Fort besoj që Shpend Ahmeti do të kujtohet nga ata që dinë të vlerësojnë pikërisht për Sunny Hill Festival dhe ndoshta asgjë tjetër. Tani, të gjithë e dimë që në Kosovë nuk ka ligj specifik për raste t’veçanta ku do kishin mundur të trajtohen bizneset si në rastin festivalit, dhe si dukët forma e dhënies së 17 hektarëve tokë në shfrytëzim është bazuar në disa rregullore mbi pronën dhe në ligjin e privatizimit ose të ngjashme, por të përqeshet e të thuhet që s’ka askund në botë kështu me ju ‘fal toka’ dikujt e idiotizma tjerë, vërtetë është për keqardhje, sepse ka më qindra raste të ngjashme në krejt botën.
Marlon Brando ka privatizuar një ishull në madhësi të Kosovës për vetëm një milion dollar, sot ai ishull është aset shtetëror turistik bilion dollarësh. Çifti Bred Pitt dhe Angelina Jolie kanë blerë një vreshtari me çmim qesharak në Francë e sot konsiderohet pasuri milion dollarëshe dhe është një ndër VERPRAT më të shitura në botë pas blerjes nga çifti.
Ka me qindra rast ku yje botërore kanë investuar në toka, që i kanë marr për free dhe sot janë shndërruar në pasuri marramendëse për shkak se shteti a vendi konkret i ka shfrytëzuar emrin e yjeve. Në anën tjetër qyteti i DUBAIT është ndërtuar, në këtë koncept duke ju ofruar tokën falas dhe fitimet janë ndarë 70 me 30%, formë kjo e bazuar në të ardhurat e gjithsecilit që paguajmë si taksë. SHBA-ja japë mundësi për cilindo që ofron 1 milion dollar investim dhe automatikisht personit në fjalë dhe familjarëve të tij ju jepen letrat Amerikanë!
Për më tepër ju jepet toke ku shteti ka nevojë për zhvillim falas më detyrimin që të investojnë dhe krijojnë profit. Amerika po ashtu ka ‘I-40 Extraordinary Ability Person’ më ç’rast çdo shkencëtar, artist ose vlerë të jashtëzakonshme kudo në botë e natyralizon dhe e bën qytetar të saj. Një ligj të tillë e ka edhe Kanadaja si rreth atyre që investojnë si për ata që janë të veçantë.
Qyteti i New York-ut një pjese të saj që dikur ka qenë, port detar me fabrika e të ngjashme e ka ofruar falas për studio filmike dhe sot ajo pjesë rigjeneron miliarda të ardhura në vit. Qe linku: https://www1.nyc.gov/site/mome/index.page Austin, kryeqyteti i Texasit ofron deri në 70٪ buxhet në një produksion filmik me kushtin që në film të luajnë yje të kategorisë A dhe filmi të xhirohet në qytet si dhe kanë obligim të punësojnë njerëz lokal. Ka raste e rast në botë të ndërtuara në formën si është pretenduar marrëveshja në mes të Prishtinës dhe Sunny Hill, dhe për këtë jam i sigurt që Dukagjin Lipa ka pasë informata, por si dukët nuk ka hasë në ligjin e duhur në Kosovë dhe nuk ka pas staf juridik që e njeh mirë natyrën e kësaj fushe veprimtarie. Tani duhet të jemi të sinqertë edhe për një gjë; nëse kudo në botë këto marrëveshje ndodhin në mes të një ylli dhe vendi apo kompanie, në Kosovë krejt kjo ka ardhur si pasojë e dashurisë së madhe për atdhe që si Shpend Ahmeti që është megjithatë djalë aktori, si familja Lipa definitivisht e kanë në gjenet e tyre.
Duke qene se palët edhe pse më plot dashni e dashuri e kanë nisë këtë gjë, megjithatë janë detyruar që në këtë marrëdhënie të kenë dokumente të shkruara, dhe këtu si të çdo shqiptar tjetër palët janë ul të bëjnë marrëveshje në bazën ligjore që ekziston dhe kanë harruar për një çast madhështinë dhe rëndësinë që ka krejt festivali, e ylli që përfaqëson këtë ngjarje dhe e gjitha ka zbrit në nivelin e burokracisë e thjeshtësisë, sa që situata ka dal jashtë kontrollit dhe ka zbrit në nivelet e aktivizmit politik dhe inatet pozite opozitë e kanë banalizuar çështjen sa mu blloku puna tek niveli qendror në emën të ligjshmërisë dhe me patjetër kryeneçësisë, së liderucave që udhëheqin këto ministri, për të treguar që ata janë bosat. Besoj shumë që me çështjen pak pa ardh në pikën e ndarjes, po edhe tani është dashtë që të merret vet Albin Kurti, sepse, se di, por kam një ndjenjë që i vetmi do kish ditë që ta respektoj madhështinë e festivalit dhe të kryhej puna.
Tani ndodhemi në një situatë ku Dua dhe Dugi kanë vepruar si do të vepronin në çdo shtet të botës në një raport biznesi dhe të ç’veshur nga dashnia që kanë për Kosovën, të shkojnë në Tiranë. Edi Rama i urren Kosovaret e as Erion Velija nuk i donë ata, por në kontekstin politik kanë luajtur mençur dhe duhet me ua dhanë dorën se kanë fituar edhe ndaj Albinit edhe ndaj Kosovës.