Dua Lipa ka qenë e ftuar në “The Tonight Show” me Jimmy Fallon ku është ndalur në një moment të pakëndshëm të pak viteve më parë. Dua iu referua kohës kur njerëzit e bullizonin online për shkak të kërcimit që bëri në një koncert të vitit 2017.
Megjithatë, ajo tha se pavarësisht kritikave, kjo e kishte ndihmuar që të punonte më shumë dhe të bëhej artistja që donte. Më tej, ajo shtoi se tani e nis turneun e saj të ri, pikërisht me këtë kërcim të shumëpërfolur.
“Ky moment më shkaktoi shumë trishtim. Po bullizohesha online dhe nuk ishte aspak e këndshme.Tani kur e shikoj nga një perspektivë tjetër e kuptoj që më ka ndihmuar të rritem dhe të bëhem artistja që jam sot.
Dua Lipa
Më ndihmoi të perfeksionohesha, të bëja më shumë prova sepse dëshiroja të isha një performuese e vërtetë. Dhe tani unë e nis turin tim pikërisht me këtë kërcim”, tha ajo. Dua nisi turneun “Future Nostalgia” në fund të Shkurtit.