Dua Lipa i ka surprizuar fansat e saj nëpërmjet disa fotove në Instagram ku shfaqet me një look tërësisht ndryshe na ç’ka jemi mësuar ta shikojmë yllin.
Këngëtarja kishte veshur një kostum me xhaketë dhe pantallona lëkure dhe poshtë saj e kishte kombinyar me një kanatjere të zezë me tyl.
Veshja Givenchy me dy pjesë kishte ngjyrat e kuqe, të bardhë dhe të zi dhe detaje me zinxhir.
Ajo i kapi flokët topuz në formë të çrregullt duke i lënë baluket përpara fytyrës. Lipa e kombinoi veshjen me një gjerdan të trashë ari të lidhur me zinxhirë dhe një palë vathë të mëdha.
Ndërsa për make up ajo kishte bërë një penel të zi dhe buzët me shkëlqim.