Dua Lipa fillon turneun “Future Nostalgia”

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, ka filluar turneun e saj të parë pas pandemisë.

Ajo, ka mbërritur në Miami, ku edhe do të fillojë turneun, këtë e ka konfirmuar edhe DailyMail.

“Këngëtarja e hitit “New Rules”, 26 vjeçe, dukej tipike me stil teksa doli nga një veturë ‘4X4’ e bardhë në ambientet e ngjarjes, e veshur me një këmishë të madhe”.

Dua Lipa, fitoi çmimin e artistes më të mirë Pop/R&B në Brit Awards.

Mirëpo, për shkak të turneut nuk mori pjesë në ceremoni.

Image

Dua Lipa

Ndërkaq ajo u dërgoi një video-mesazh shikuesve të Brit Awards teksa pranoi çmimin.

Lipa, mbetet ndër këngëtaret më të dëgjuara në SHBA.

“Future Nostalgia”, është albumi që i solli asaj mjaft suksese, duke fituar kështu edhe çmimin “Grammy” për “Albumin më të mirë pop”.

Këngëtarja, këtë turne kishte planifikuar ta mbante edhe në vitin 2020, mirëpo u shty për shkak të pandemisë COVID-19.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kauza e rrejshme e milionerëve të Parlamentit!…

Story i radhës

Kastrioti me shumë lojtarë të huaj, kërcënim i madh për Prishtinën e Verim Zherkës

Të fundit nga