Dua Lipa dhe mësuesi i saj u përlotën të dy gjatë programit special të këngëtares në ITV të dielën mbrëma.
Ylli i muzikës pop, 29 vjeçe, e cila vijoi mësimet në shkollën prestigjioze ‘Sylvia Young Theatre School’ para se të arrinte famën globale, u ribashkua me Ray-n, mësuesin e saj, në një nga momentet më emocionuese të koncertit të saj në Royal Albert Hall.
Dua e surprizoi Ray-n ndërsa ai po regjistronte një intervistë për programin dhe, me lot në sy, i tha: “Duhet të them që më ndihmove shumë me vetëbesimin dhe bëre një ndryshim të madh në jetën time”, shkruan DailyMail.
Kur dëgjoi këto fjalë, mësuesi shpërtheu në lot, duke kuptuar se këngëtarja e njohur për hitin “Levitating” ishte bërë një nga yjet më të mëdhenj të muzikës pop.
Dua ka studiuar në këtë shkollë në Londër gjatë fundjavave si fëmijë dhe më pas u rikthye për t’i përfunduar studimet pas provimeve të A-Level. Ky institucion ka nxjerrë talente të famshme, si: Amy Winehouse, Rita Ora, Tom Fletcher dhe Gemma Collins.
Burimi: botasot.info