dronet ruse shkaterruan apartamentet ne rumani ministria e jashtme shqiptare denon sulmin 6a19457b5c4d1

Dronët rusë shkatërruan apartamentet në Rumani, Ministria e Jashtme shqiptare dënon sulmin

May 29, 2026
1 minut lexim

Ministria e Jashtme shqiptare ka dëduar sulmin me dronë rusë që preku Rumaninë gjatë natës.

Ministria thekson se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në solidaritet të plotë me aleatët dhe partnerët tanë, në mbështetje të përpjekjeve të koordinuara për t’i dhënë fund luftës.

“Shqipëria dënon sulmin rus me dron në Galați, Rumani, i cili goditi një ndërtesë banimi dhe plagosi civilë, përfshirë një të mitur.

Shprehim solidaritetin tonë të plotë me popullin dhe autoritetet e Rumanisë dhe u urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë të plagosurve.

Ky incident përfaqëson një përshkallëzim serioz dhe të papërgjegjshëm nga ana e Federatës Ruse dhe nënvizon më tej absurditetin dhe koston njerëzore të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, pasojat e së cilës vazhdojnë të kërcënojnë sigurinë dhe mbrojtjen e civilëve përtej kufijve të Ukrainës.

Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë në solidaritet të plotë me aleatët dhe partnerët tanë, në mbështetje të përpjekjeve të koordinuara për t’i dhënë fund kësaj lufte në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare“, thuhet në reagimin e Ministrisë në “X”.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kush e kontrollon perdorimin e parase publike ne kohe zgjedhjesh 6a194520e68f5
Lajmi i mëparshëm

Kush e kontrollon përdorimin e parasë publike në kohë zgjedhjesh?

banka qendrore europiane lufta ne iran mund te godase dyfish konsumatoret e eurozones 6a1945d933af3
Lajmi i radhës

Banka Qendrore Europiane: Lufta në Iran mund të godasë “dyfish” konsumatorët e eurozonës

Të fundit nga

ShkoLartë