Një 59 vjeçar në Romë është arrestuar nën akuzën e dhunës seksuale dhe shpërndarjes së paligjshme të imazheve apo videove me përmbajtje seksuale. Dyshohet se ai ka droguar, përdhunuar dhe footgrafuar tre gra. Ngjarjet dyshohet se janë kryer në periudhën midis shtatorit 2022 dhe janarit 2023.
Hetimi ka lindur pas një ankese të njërës prej tyre.
Në telefonin e 59 vjeçarit janë gjetur pamje të femrave me të cilat ka abuzuar seksualisht. Policia kreu kontrolle në banesën e tij, ku gjeti dhe sekuestroi një paketë me ilaçe qetësues dhe telefonin përmes të cilit dhurmuan dy akte të tjera dhune.
Disa nga këto imazhe i kishte dërguar nga i dyshuari miqve të tij.
Burimi: GAZETA.MK