Një “hall” më shumë për Simeone-n, dëmtohet lojtari i Atletico Madrid në prag të Champions League

Anësori i majtë i Atletico Madridit, Thomas Lemar pësoi një këputje të tendinit të Akilit në ndeshjen kundër Valencias.

Lemar ra keq në tokë, duke marrë kështu një goditje në kokë. Francezi, së bashku me De Paul i shtohen listës së të lojtarëve të padisponueshëm për ndeshjen e së martës në Olimpico kundër Lazios, takim ky që vlen për UEFA Champions League.

“Thomas Lemar pëson një këputje të tendinit të Akilit. Lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni. Suksese Thom, të urojmë shërim të shpejtë!” – Shkruan në postim klubi nga Madridi.

Lemar luan te Atletico prej vitit 2017, periudhë në të cilën erdhi nga Monaco. Më parë, ai ka mbajtur veshur edhe fanellën e Caen.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Drogoi, fotografoi dhe abuzoi seksualisht me tre gra, arrestohet 59 vjeçari në Itali

Story i radhës

Sela i ashpër ndaj Kasamit: Kur punoja për koalicion opozitar, thoshe se Gashi është kundër koalicionit! Pse tani u bëtë bashkë?

Të fundit nga