Kosova ka tre medalje të arta olimpike, që shumë shtete ende nuk e dijnë se çfarë është medalja e bronztë se lere më e arta olimpike.
Këto medalje i ka Kosova falë punës profesionale të Driton Kukajt.
Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Gjakova, mbretëreshat tona, të artat olimpike.
Driton Kuka me punën që po e bën, me garuesit që ka zbuluar dhe formuar dhe po zbulon e formon, po e lë botën pa fjalë.
Drita Kuka është mbret i sportit të Kosovës.
Është trajneri më i mirë i të gjitha kohërave në shqiptari.
Një armatë që ka me xhudistë e xhudiste, nuk e kanë shumë shtete të fuqishme me dhjetëra miliona banorë.
Kuka ka plane të mëdha për vitin 2023, veçmas përgatitë armatën e tij për Lojërat Olimpike – Paris 2024”.
Kuka, trajneri më i mirë në botë në xhudo, me garuesit e tij, nuk ka medalje e trofe që nuk ka fituar në arenën ndërkombëtare.
Është trajneri më brilant që ka sot Kosova dhe shqiptaria.
Është aset kombëtar, një “fabrikë” që nuk ndalet duke “prodhuar” garues të cilësive të larta.
Nga ana tjetër, Majlinda Kelmendi tani si trajnere po dëshmohet gjithnjë e më shumë dhe po bëhet një Driton Kuka II.
Ajo punon pareshtur dhe në shumë gara ka treguar se mjeshtrin e saj si trajnere e re dhe me një potencial të madh. Dritoni dhe Majlinda, para sfidave të reja në vitin 2023.