dritan abazoviq i vendos sanksione putinit dhe oligarkeve te tij 6230828be2892

Dritan Abazoviq i vendos sanksione Putinit dhe oligarkëve të tij

March 15, 2022
1 minut lexim

Komisioni për Sistemin Politik të Qeverisë së Malit të Zi miratoi njëzëri një paketë sanksionesh kundër Rusisë, e cila ishte prezantuar më parë nga Këshilli i Bashkimit Evropian (BE).

Komisioni kryesohet nga zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq.

Ndër të tjera, sanksionet zbatohen për 696 shtetas rusë, si dhe për institucionet financiare, pronën, tregtinë dhe shpërndarjen e mallrave…

Lista përfshin presidentin rus Vladimir Putin, kryeministrin Mikhail Mishustin, ministrin e Jashtëm Sergei Lavrov, Ministrin e Brendshëm rus Vladimir Kolokoltsev, Ramzan Kadyrov, presidentin çeçen, ish-presidentin rus dhe nënkryetarin aktual të Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse Dmitry Medvedev.

Lista përfshin gjithashtu Igor Sechin, shefin ekzekutiv të kompanisë shtetërore ruse të naftës Rosneft, Nikolai Tokarev, shefin ekzekutiv të kompanisë ruse të naftës dhe gazit Transneft.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

ylli anglez denohet nga policia ja arsyeja 6230825104343
Story i mëparshëm

Ylli anglez dënohet nga policia, ja arsyeja

funerali
Story i radhës

Kompania “Funerali Elezi”, bën shërbime funerali me shpejtësi dhe korrektësi të jashtëzakonshme

Të fundit nga

Abdixhiku konfirmon rikthimin e Blerim Kuqit në LDK

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar rikthimin e ish-kryetarit të Suharekës dhe ish-ministrit nga radhët e AAK-së, Blerim Kuqit në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka
ShkoLartë