Drita sfidon Republika Srpskën, ku marrin pjesë Partizani i Beogradit, Dinamo e Bukureshtit, AEK i Athinës

min lexim

Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Drita e Gjilanit, do të garojë në garat ballkanike përkatësisht BVA Cup Women.

Është garë e fortë dhe marrin pjesë klubet më të mira. Karakteristikë është se gara do të zhvillohet në Bosnjën dhe Hercegovinën përkatësisht në Republika Srpska, në qytetin e Banjallukës. 

“’KV Drita është pjesë e garave europiane, pikërisht atyre Ballkanike ‘BVA Cup Women’.

Image

Ilustrim 

Ekipi ynë këtë vit do të jetë ekipi i vetëm në volejbollin e Kosovës për femra që do të përfaqësoj volejbollin në garat ndërkombëtare.

Garat zhvillohen në qytetin e Banjallukës në Bosnje dhe Hercegovinë nga data 21-25 shtator të vitit 2022. 
Organizimi ju besua ekipin nga Bosnja dhe Hercegovina “UOK Banjaluka Volley”

Në garë përveç Dritës sonë do të jenë pjesëmarrës  edhe 6 ekipe tjera nga shtete të ndryshme të Ballkanit.

Në luftë për Kupën Ballkanike “BVA Cup Women” do të jenë edhe: Organizatori  ‘OUK Banjalluka Volley” nga Banjalluka e Bosnje dhe Hercegovinës. Ekipi nga liga më e lartë e Bosnje dhe Hercegovinës i cili vitin e fundit u rendit i 3-ti në tabelën përfundimtare të Ligës në Bosnje dhe Hercegovinë. PTT Spor nga Ankara e Turqisë. Ekipi nga Superliga Turke i cili vitin e fundit u rendit i 6-ti në tabelën përfundimtare të Superligës Turke. AEK i Athinës së Greqisë.

Ekipi nga Superliga greke i cili vitin e fundit u rendit i 6-ti në  tabelën përfundimtare të Ligës më të lartë Greke. CS Dinamo Bukureshti i Rumanisë 🇷🇴 
Ekipi nga Superliga Rumune i cili vitin e fundit u rendit i 6-ti në  tabelën përfundimtare të Ligës më të lartë Rumune. Partizan Beograd nga Beogradi i Serbisë.

Ekipi i Superligës serbe i cili vitin e fundit u rendit i 6-ti në  tabelën përfundimtare të Ligës më të lartë serbe. 

OK Rabotniçki i Shkupit nga Shkupi i Maqedonisë së Veriut. Ekipi i Superligës nga Maqedonia e Veriut i cili vitin e fundit u shpall Kampion i ligës maqedonase.

Garat Ballkanike “BVA Cup Women” do të luhen me formulën prej 7 (shtatë) ekipeve, ku do të ndahen dy grupe njëri me 4 (katër) ekipe dhe tjetri me 3 (tri)”, njofton KVF Drita e Gjilant, me kryetrajner Lorik Ilazi.

Ekipet 
Banjalluka Volley
PTT Spor
AEK Women’s Volleyball
CS Dinamo Bukureshti
Partizani i Beogradit
OK Rabotniçki nga Shkupi

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

BE-ja debaton për planin emergjent për gazin

Story i radhës

Shqipëria “digjet”/ Sinoptikania tregon kur tërhiqet vala e të nxehtit

Të fundit nga