Dreshaj për ndarjen e granteve nga Ministria e Bujqësisë: Lë dëshirë për hulumtime

November 21, 2024
1 minut lexim

Zhvillimet e fundit në ndarjen e granteve nga Ministria e Bujqësisë shkaktuan dyshimet se disa prej tyre janë ndarë për familjarë të partisë në pushtet.

I tillë raportohet të jetë edhe rasti ku fitues granti doli të jetë vëllau i deputetes së VV-së, Fitore Pacollit.

Sipas deputetit të AAK-së, Shemsedin Dreshaj këto lënë hapsirën për hulumtime.

Dreshaj në emisionin “Raport”  tha de ato hetime duhet të sjellin rezultate përfundimtare.

“Nuk kam ndonjë informatë të saktë lidhur me këto procese. Nuk është mirë që familjarëve të i’u ndahen grante, por sido që të jetë proces hetimi, i cili duhet të ketë verdikt final”, tha Dreshaj.

E nëse fituesi dhe përzgjedhja ishin meritore, atëherë sipas tij është diçka tjetër.

“Kriteri i përzgjedhjes nëse është respktuar dhe e ka merituar grantin atëherë është diçka tjetër. Është një proces që ka nevojë për hetime”, shtoi ai.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Freiderich Ebert: 70 për qind e të rinjve qëndrojnë në rrjete sociale deri në pesë orë në ditë

Story i radhës

​Arrestohet kontrabandisti me 300 merimanga të lidhura në trupin e tij

Të fundit nga

Premtimi i Yamalit

“Jam në fazën e rikuperimit dhe jam i sigurt se do të rikthehem më i fortë dhe më i motivuar se kurrë” Ylli i ri i Barcelonës, Lamine Yamal aktualisht po lufton
ShkoLartë