Drenasi afër për të siguruar mbijetesën me trajnerin e ri

April 23, 2022
1 minut lexim

Drenasi ka shënuar sot një fitore të rëndësishme në luftën për mbijetesë në Ligën e Parë të Kosovës.

Nën drejtimin e Leotrim Krasniqit, drenicasit sot mposhtën A&N me rezultat minimal 1-0, duke u larguar kështu nga zona e rrezikshme në Grupin A, për të frymuar pak më lirshëm, shkruan Gazeta Olle. Krasniqi para vetëm dhjetë ditëve mori drejtimin e Drenasit, me një sfidë të madhe që e priste para vetes – shpëtimin e kësaj skuadre nga rënia drejt Ligës së Dytë.

Brenda tetë ditëve, kjo skuadër zhvilloi tri ndeshje nën drejtimin e Krasniqit, duke arritur të shënojë dy fitore dhe barazuar një herë.

Trajneri prishtinas ka folur për Gazetën Olle, duke theksuar se tri ndeshjet e fundit kampionale kanë vlerën e finaleve.

“Forma e ekipit është në ngritje e sipër, kemi luajtur për 8 ditë 3 loje dhe ekipi është pergjigjur mirë, grupi i lojtarëve po punon shumë dhe jemi të gjithë të vetëdijshëm që deri në fund duhet të i marrim lojët me seriozitet maksimal dhe duhet të përmirësohemi”, tha fillimisht Krasniqi.

Ish-trajneri i Besës thotë se do të jetë përgjegjësi e madhe për të deri në fund të edicionit, kur dihet se në çfarë gjendje të palakmueshme e gjeti skuadrën.

“Jam qe 10 ditë pjesë e klubit, pergjegjësia ka qenë e madhe në momentin kur e kam marr ekipin dhe e njëjta pergjegjësi do të jetë deri në xhiron e fundit, duke e ditë që i kemi edhe 3 finale para vetes”, përfundoi ai.

Drenasi aktualisht gjendet në pozitën e gjashtë në Grupin A, me 28 pikë të tubuara, por do të jetë e rrezikuar deri në fund.

Kur kanë mbetur vetëm edhe tri javë deri në përfundimin e kampionatit, padyshim se nëse kjo skuadër siguron mbijetesën do të ishte një arritje e madhe për kryetrajnerin Krasniqi..

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Higjiena Komunale, pastron kishat për festën e pashkëve

Story i radhës

Noizy do të luajë në një serial gjerman përkrah Blerim Destanit

Të fundit nga

ShkoLartë