Drejtori sportiv i Leipzig mohon gjithçka: Nuk ka marrëveshje për Gvardiol

July 24, 2023
1 minut lexim

Vetëm pak ditë më parë qarkulloi në media lajmi se Manchester City ka arritur akordin me “demat” e Leipzig për kartonin e Josko Gvardiol për 90 milionë euro, madje dhe një pjesë e testeve mjekësore ishin përfunduar, mirëpo një gjë e tillë nuk është aspak e vërtetë.

Drejtori sportiv i “demave” gjermanë, Max Eberl është shprehur ende nuk është arritur një marrveshje, me gjermanë që duket se nuk lëvizin nga çmimi i tyre prej 100 milionë euro për kartonin e kroatit. Eberl për mediat tregoi gjithashtu se Gvardiol është me skuadrën në Itali duke u bërë gati për sezonin e ri dhe se nuk ka kryer asnjë test mjekësor te Manchester City.

“Nuk ka asnjë marrëveshje, madje as marrëveshje nga distanca. Gjithsesi është shkruar shumë dhe informacionet e fundit për Gvardiol na befasuan të gjithëve. Por siç e shihni. Josko është këtu pra nuk është e vërtetë.

Ai nuk bëri një kontroll mjekësor te City, jo me aq sa dimë ne. Dhe nuk mendoj se ai e bëri atë pas shpinës sonë, sepse ai është thjesht një profesionist i vërtetë. Sigurisht që ka shpresa që Gvardiol të qëndrojë, por ne jemi të hapur dhe nuk do ta bllokojmë për asgjë”,- përfundoi Eberl gjatë stërvitjes së ekipit. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Hajdari nga OVL-UÇK: Do të jemi pengesë e pakapërcyeshme, do t’i pengojmë seancat

Story i radhës

Blac Chyna tregon transformimin drastik të trupit pas zvogëlimit të gjoksit dhe të pasmeve

Të fundit nga

ShkoLartë