Eric Ten Hag raportohet se po i kalon muajt e tij të fundit në krye të Ajaxit pasi mësohet se ai është në bisedime të avancuara me Manchester United për t’u bërë trajner i tyre që nga sezoni i ardhshëm.
Por, rruga drejt këtij operacioni mund të jetë pak më e vështirë se sa mund të mendojnë drejtuesit e skuadrës angleze.
Drejtori sportiv i skuadrës holandeze Gerry Hamstraha ka thënë se ata janë duke bërë gjithçka që është e mundur për ta mbajtur Ten Hag në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm.
“Ne po bëjmë gjithçka për të mbajtur Ten Hag, i kemi ofruar një rinovim me një rritje të pagës. Ka dy skenarë: nëse ai nuk qëndron, ne duhet të përgatitemi për të dytën. ne po e shikojmë situatën përreth, por ende nuk kemi kontaktuar me askënd”, ka thënë ai për “ESPN”.
Trajneri aktual i “Djajve të Kuq” Rafael Ragnick disa herë ka deklaruar se ai e di që do të vijë një trajner i ri në fundit të sezonit.