Drejtori sportiv Beppe Marotta: Merita i takon lojtarëve dhe trajnerit, Interi ka me vete edhe historinë në Champions

June 5, 2023
1 minut lexim

Shumë pak besonin, por Interi i surprizoi të gjithë duke mbërritur deri në finalen e Champions League. Zikaltërit patën një rrugëtim të vështirë në fazën e grupeve pasi u përballen me Barcelonën dhe Bayern Munchen, ndërsa më pas fati u duk sikur ishte me skuadrën e Inzaghit pasi goglat rezervuan rivalë portugezë si Porto dhe Benfica. Në gjysmëfinale, Interi mundi Milanin.

Drejtori sportiv Beppe Marotta ka folur për kanalet e klubit, në prag të sfidës me Manchester Cityn.

“Është hera e gjashtë që Interi merr pjesë në një finale të Champions League. Ky është një tregues i rëndësishëm, që na nxjerr në skenën më të rëndëisshme europiane në përputhje edhe me historinë e klubit. Kjo finale mungon prej 13 vitesh, por ne jemi gati ta nderojmë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ky është vendi ku ka nisur e gjithë aventura që sot na ka sjellë në skenën më të rëndësishme të futbollit europian. E them me shumë krenari këtë gjë në emër të të gjithë klubit. Kjo vjen për meritë të trajnerit tonë, lojtarëve dhe të gjithë komponentëve të tjerë në shoqëri që kanë dhënë ndihmë në këtë arritje të skuadrës”, – tha ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ministri i ri i Mbrojtjes Kombëtare të Türkiyes, Yaşar Güler, merr zyrtarisht detyrën

Story i radhës

“Nuk ka perime me metale”. Babovski: Përhapja e panikut është krim

Të fundit nga

ShkoLartë