Deputetja Ina Zhupa në një komunikim për mediat ka komentuar shkarkimet e gazetarëve në RTSH.
“Klima e krijuar në RTSH me pushimet masive, punësimin e njerëzve që kanë punuar si vartës tëPezes në Alpeneës apo në Ora, njerëz me lidhje familjare dhe shoqërore me të, e bëjnë edhe dramatike situatën. Një televizion që mbahet me taksat e shqiptarëve, po kthehet në një televizion privat për qokat e Pezës, duke cënuar gazetarinë edhe profesionalizmin”, shprehet Zhupa.
Sipas Zhupës shkarkimet masive tregojnë fobinë e Alfred Pezës dhe dëshirën e tij për të kthyer RTSH-në në një kazermë.
REAGIMI I PLOTË:
Që nga zgjedhja e paligjshme në krye të RTSH, në emër të Partisë Demokratike, kam denoncuar të gjitha shkeljet ligjore për caktimin me porosi të Alfred Pezës si drejtor i RTSH-së. Qendrimin e tij si drejtor i paligjshëm, po e shoqëron edhe me vendime të paligjshme për shkarkimin e gazetarëve dhe stafit pa asnjë arsye, vetëm e vetëm për ta kthyer atë në një kazermë që i bindet urdhrave absurde të tij.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë vendime të tilla ekstreme i konsideron arbitrare dhe që përbëjnë një klimë tensioni, presioni dhe ndëshkimesh ndaj gazetarëve, aq më tepër në kushtet kur në këtë institucion nuk ekzistojnë përfaqësime sindikale dhe struktura dialoguese mes administratorëve dhe entiteteve profesionale apo punonjësve që largohen.
Ricardo Gutierrez, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Evropiane të Gazetarëve, EFJ, shkruajti ne Tëitter se keto shkarkime ishin “të alarmuar” për shkarkimet “arbitrare”
Shqetësimi që ka ngritur BIRN, Safe Journalist, shoqatat e gazetarëve, vetë gazetarët e prekur kanë gjithë mbështetjen tonë.
Klima e krijuar në RTSH me pushimet masive, punësimin e njerëzve që kanë punuar si vartës të Pezes në Alpeneës apo në Ora, njerëz me lidhje familjare dhe shoqërore me të, e bëjnë edhe dramatike situatën. Një televizion që mbahet me taksat e shqiptarëve, po kthehet në një televizion privat për qokat e Pezës, duke cënuar gazetarinë edhe profesionalizmin.
Drejtori që merret nga karriget, te skaleta e lajmeve, te festivali dhe te koshat e plehrave, që vendos kamera përgjimi dhe numëron gotat e ujit, nuk është modeli i drejtorit profesonist që i përgjigjet nevojave për ta kthyer RTSH-në në një televizion të shikueshëm.
Në emër të Partisë Demokratike dhe opozitës i bëj thirrje Keshillit Drejtues, si organ qëmonitorohet nga Kuvendi, të rikthejë ligjshmërinë brenda RTSH, të ndalë shkarkimet e padrejta dhe të hapë garën për drejtor tëRTSH-së.
Gjithashtu, i bashkohemi thirrjes së Unionit të Gazetareve që OSBE të monitorojë situatën.
Shqipëria po vjen me rënie sa i perket indeksit të lirisë së medias dhe këto ngjarje vetëm e përkeqesojnë situatën dhe tregojnë qartë vullnetin politik për të shkaterruar median dhe për të kontrolluar çdo gjë politikisht.