Drejtori i EMV-së zotohet se nuk do të ketë rritje të madhe të çmimit të energjisë elektrike

min lexim

Drejtori gjeneral i Shoqatës Aksionare Elektranat e Maqedonisë së Veriut, Vasko Kovaçevski, zotohet se nuk do të lejoj rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Ai deklaroi se po bëhen përllogaritjet e çmimit të energjisë elektrike që kompania ia shet EVN Homë, nga 1 korrik deri  31 dhjetor të këtij viti.

Megjithatë, ai pranon se do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike, por thotë se ajo do të jetë një rritje e lehtë. Kovaçevski tha se po analizojnë mundësitë për uljen e harxhimeve të kompanisë të 15% shtesë, ndërsa njëkohësisht rritje të prodhimtarisë për 20% shtesë.

“Ne do të arrijmë në çmime dukshëm më të ulëta që të mund në fund të i mundësojmë EVN-së që rregullatorit t’i kërkoj, gjegjësisht të fitoj çmim që don të thotë rritje e lehtë e çmimit për qytetarët. Ne si kompani përsëri, edhe njëherë treguam përgjegjësi shoqërore për qytetarët që të mos I ndjejnë shumë rritjen e çmimit të energjisë”, ka thënë Kovaçevski, raporton SHENJA.

 

Story i mëparshëm

De Gea pritet të jetë kapiten i ri i Manchester United

Story i radhës

Saliba konfirmon rikthimin te Arsenali

Të fundit nga